Connect with Us

E rëndë nga Italia/ Futbollisti i Atalantës humbet betejën më të rëndësishme

Sport

E rëndë nga Italia/ Futbollisti i Atalantës humbet betejën më të rëndësishme

Publikuar

-

Një lajm shumë i rëndë vjen nga Italia, aty ku talenti i Atalantës, 19-vjeçar që do të mbushte 20-vjeç në qershor, Andrea Rinaldi ka humbur jetën pas një beteje treditore në spital. Rinaldi pësoi një goditje në tru dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Varezes, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Rinaldi ishte në pronësinë e Atalantës por ishte transferuar në Serinë D të Legnano. Ishin pikërisht këta të fundit që bënë njoftimin për Rinaldin.

Kështu, bota e futbollit merr një goditje të rëndë teksa nuk do të ketë mundësi ta rikujtojë as në fushë për shkak se futbolli është i ndërprerë nga koronavirusi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gafa në Asamble, “Futja kot tani”/ Duka priste rezultatin e votimit, ja cfarë bëjnë numeruesit e votave

Publikuar

-

Nga

Një gafë qesharake është regjistruar ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme, të FSHF-së, që u zhvillua online, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të Koronavirusit.

Ka pasur një pjesë kur presidenti Duka priste rezultatin e votimit, për nga pikat e rendit të ditës që ishte propozimi për pranimin si anëtar me të drejta të plota të KF Devollit dhe në momentin e votimit kreu i FSHF i kërkon shefit të zyrës juridike, Aldi Topciut që të shpejtojë.

Ndërkohë që Topçiu i kërkon një djali me emrin Bleditë konfirmojë rezultatin përfundimtar. Mes të tjerash degjohet Bledi që thotë: “Futja kot tani…”.

Nuk dihet nëse me këtë “futja kot”, e ka për situatën e presionit  të krijuar nga shefi i tij, apo duhet tia fusë kot me shifrat! Nëse ështe kjo e dyta, atëherë kemi të bëjmë me një skandal!

LEXO TE PLOTE

Sport

Lorik Cana marroset pas vajzës së tij: Më ke prekur në tela si asnjë

Publikuar

-

Nga

Lorik Cana pak kohë më parë u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Monika solli në jetë vajzën Enkeleida dhe Loriku duket se është i çmendur pas saj.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale të vajzës së tij ku i mbulonte fytyrën dhe në sfond është kënga “Tela” e Kidës dhe Ledri Vulës .

Ndërsa ish-kapiteni i kombëtares i bëri dedikim tekstin e këngës Enkeleidës duke shkruar: “Baby Leida më ke prek në tela si asnjë.”

Futbollisti ka treguar se është një baba shembullor, i cili ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve. Pak kohë më parë ai publikoi një foto me vajzës duke e mbajtur në krahë ndërsa bënte edhe pazar.

Çifti janë prindër edhe të një djali të quajtur Boiken.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ja pse FSHF po ngutet të rifillojë sa më shpejt futbollin

Publikuar

-

Nga

Nguti që FSHF po tregon për të rifilluar sa më shpejt kampiontin e Superiores ka çuditur shumëkënd. Ndërsa në kampionate të ndryshme deklarojnë se janë gati të vazhdojnë edhe në korrik e gusht ndeshjet e tyre, përtej afateve të caktuara nga UEFA, kampionati jonë nuk e ka atë luks dhe kjo për shkak të faktit se tani renditet ndër të fundit në kontinent.

Duke humbur terren vit pas viti në renditjen e përgjithshme në Europë, aktualisht i 38-I në 55 vende dhe me tendencë rënie të mëtejshme, me skuadra që nuk kanë koeficientë të lartë në renditjet ndërkombëtare, ai bën pjesë në listën e kampionateve të cilave UEFA u ka vendosur “ultimatum” për të pasur gati emra skuadrash pjesëmarrëse në Kupat e Europës që në javën e fundit të korrikut. Plani i UEFA-s është që në muajin gusht, paralelisht me ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e  Europës, të luhen edhe ndeshjet e fazës kualifikuese të këtyre dy turneve, aty ku marrin pjesë zakonisht ekipet shqiptare. Por që këta të fundit të marrin pjesë në turin e parë, duhet që UEFA të ketë emrat që në javën e fundit të korrikut kur ka parashikuar të hedhë shortin e aktivitetit.

Ndaj Shqipërisë, ashtu si edhe disa kampionateve të tjera, u është kërkuar me çdo kusht që atëherë të kenë gati listën e skuadrave pjesëmarrëse në Europë. UEFA ka caktuar edhe datën 25 maj atë ku do t’i raportohet se çfarë do të bëhet me kampionatet në çdo vend, pasi mendon se nga 25 maji, deri më 25 korrik, të gjithë do të kenë kohën e mjaftueshme për të përfunduar ndeshjet e mbetura dhe për të përcaktuar listat e Euriopës. Çdo javë që shtyhet rifillimi i kampionatit, ngjesh më shumë këtë kalendar ndeshjesh dhe mund të çojë fillimisht në eliminimin e plotë të Kupave, e më pas në ngjeshjen e sfidave deri në zhvillimin e tyre çdo 72 orë, minimumi i distancës kohore që lejon FIFA.

Ndryshe është për kampionatet që kanë skuadra të cilat nisin rrugëtimin në turet e mëtejshme kualifikuese për të arritur deri te ato në Itali, Spanjë apo Angli që mendojnë rifillimin ndoshta edhe në fundin e qershorit, duke llogaritur se kanë kohë për të luajtur edhe në gusht, meqë skuadrat e tyre kryesisht marin pjesë driekt në fazën në grupe të këtyre turneve./vipsport,al

LEXO TE PLOTE