Connect with Us

E ndaluan për kontroll/ Shoferi dhunon dy policët në Elbasan

Kronika

E ndaluan për kontroll/ Shoferi dhunon dy policët në Elbasan

Publikuar

-

Shoferi i një automjeti është arrestuar sot në Elbasan pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë, duke i fyer dhe goditur me grushte ata.

Ngjarja ka ndodhur të kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan ku dy policët i kanë bërë shenjë që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur.

Më pas, disa metra më tej, ai ka ndaluar dhe i ka fyer dhe goditur dy punonjësit e policisë.

LEXO EDHE:  Grushte në PD/ Kryebashkiaku rrihet me deputetin

Mësohet se dy efektivët janë Sefer Memoçi dhe Llambi Gjermeni, ndërsa pas incidentit, drejtuesi i automjetit është vënë në pranga./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplasen dy automjete, mes të lënduarve edhe një foshnje

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Mësohet se dy aautomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasja A.R. dhe foshnja e saj.

Policia bën të ditur se A.R. dhe foshnja e saj janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

LEXO EDHE:  Dorëzimi i armëve/ Tahiri nga Elbasani: Nuk i duhen njeriu

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Elbasan/ Humb jetën 60 vjeçari

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Olsian Çela raporton te “Ligjet” kriminalitetin në vend/ Renditja sipas qyteteve

Publikuar

-

Nga

Kryeprokurori Olsjan Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend në vitin 2019.

Çela ka deklaruar se numrin më të lartë të procedimeve penale gjatë vitit 2019 e ka regjistruar Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani, ndërsa numrin më i ulët është regjistruar në Korçë.

Por Çela theksoi se qyteti me numrin më të ulët të procedimeve për 100.000 banorë në vitin 2019 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

LEXO EDHE:  Grabiti 4 banesa/ Arrestohet 21 vjeçari

Rritja më e lartë e kriminalitetit është vënë regjistruar në Gjirokastër, ndërsa është vënë re një tendencë në ulje në qarkun e Shkodrës. Numrin më të lartë të procedimeve penale, 83 % e tyre i përkasin krimeve dhe 17 % i përkasin kundërvajtjeve penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në rrugën ‘Transballkanike’/ Makina përplas një grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën ‘Transballkanike’ në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip Benz me targa AA 231 UK ka përplasur një grua rreth moshës 50 vjeç, e cila në ato momente ka qënë duke kaluar rrugën.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës ku fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaktar i aksidentit ka qënë drejtuesi i mjetit i cili po ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton më tepër për shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE