LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga vrasja në Skrapar/ Arrestohet burri që qëlloi me thikë komshiun

11 Maj 2020, 18:05, Kronika CNA
Detaje nga vrasja në Skrapar/ Arrestohet burri që qëlloi me

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas të Skraparit, ku u vra me thikë shtetasi Ramadan Çela nga bashkëfshatari i tij.

Blutë bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga autorin e vrasjes Hamza Çela.

Nga ana tjetër raportohet se 77-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra rrugës për në spital.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga