Connect with Us

Denoncimi: Bie zjarr në Ministrinë e Financave

Denoncim

Denoncimi: Bie zjarr në Ministrinë e Financave

Publikuar

-

“Bie zjarr në Ministrinë e Financave!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ngre aludimet se kjo zjarrvënie është e qëllimshme.

“Qytetari dixhital denoncon: Bie zjarr në Ministrinë e Financave! Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje doktor! Ka rënë zjarr në Ministrinë e Financave në këto momende, po del tym dhe mendoj se është zjarrvënie e qëllimshme”, shkruan ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Aeroplani me drogë nga Dibra”/ Berisha publikon videon: Covid 19 dhe narkoflota aleatët më të mirë!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e qytetarit dixhital , sipas të cilit një aeroplan me drogë u ngrit dje nga Dibra.

Dibrani shkruan se rreth orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme konstatoi një aeroplan të vogël që u nngrit në qiell.

“Covid19 dhe narkoflota janë aleatët më të mirë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Përshendetje dokor
Jam nje djal dibran
Dhe ne kohe karantine dolem ne piknik me shoqerine dhe ne zonen e arrasit ketu ne diber rreth ores 20:00 kemi konstatuar nje aeroplan te vogel qe u ngrit ne qiell
Po ju dergoj dhe vidjon e aeroplanit me droge qe u ngrit nga dibra”, thuhet në postimin e Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Publikuar

-

Nga

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, i konsideruar si një nga segmentet më të rëndësishme të Juglindjes që do të bënte të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme me kryeqytetin, duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Projekti strategjik i nisur rreth një dekadë më parë, do të duhet të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, por sot pas 7 vitesh nga tenderimi, ajo që ka mbetur është vetëm një kantier i braktisur dhe një rrugë e lënë në mëshirë të fatit.

Janë mbi 100 milion euro investim, financuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, por miliona të tjera do të duhen për tu riivestuar. Miliona të tjera ikin dhe për mirëmbajtjen e makinerive në kantierë.

Skarpatet kanë filluar sërish të rrëshkasin. Masive dheu bllokojnë rrugën vazhdimisht, ndërsa rreshjet e shiut kanë shkatërruar dhe tabanin.

Një pamje e dhimbshme. Mbi 100 milionë euro të hedhura e lëna rrugëve. Qukës–Qafë Plloçë duket si një vepër krimi e përgatitur nga duart e zyrtarëve të shtetit.

LEXO EDHE:  Fakte tronditëse/ “Pas debatit me Xhafajn, shoferi u ekzekutua”?

LEXO EDHE:  ZGJIDHJA denoncon: Qeveria dhe bashkia po shkatërrojnë dy banesat e veçanta në Shkodër

Në shtatë vite do të ishte bërë e mundur të mbarohej disa herë kjo rrugë, nëse nuk do të mungonte vullneti politik, dhe urrejta që herë pas here që Edi Rama dhe disa segmente të tij shfaqin ndaj Juglindjes, ndaj Korçës, ndaj Devollit, ndaj Kolonjës, ndaj Pogradecit, sepse ky investim ju shërben gati 300 mijë banorëve të atij qarku dhe një zone më të gjërë akoma.

Por Edi Rama ka vendosur la lërë rrugëve rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Ndërsa taksat e shqiptarëve që paguajnë kreditë janë hedhur në lumë.

CNA.al, bëri një vëzhgim sot, për ta sjellë me fakte atë që po ndodh me rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Një pamje vërtet e dhimbshme, rruga është lënë në mëshirë të fatit./CNA.al

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

Gjatë fushatës së vitin 2017, një video dhe foto të cilën po e publikojmë më poshtë, bëri zhurmë elektorale, kjo për faktin se Ben Blushi, rilindasi i Edi Ramës, shndërruar në “Libra”, dilte foto me një nga eksponentët e botës së krimit në Durrës, Lulzim Berishën.

Fotoja u bë në Durrës në qytet dhe duket mjaft miqësore dhe po të shohësh personazhet shfaqin dhe miqësi, por pas publikimit të asaj fotoje dhe video, Ben Blushi reagoi menjëherë. Ai e mohoi dhe e quajti provokim të Rilindjes duke thënë se ky ishte një veprim i bërë nga Vangjush Dako dhe Edi Rama për të prishur imazhin e tij publik dhe forcën e “Librës” dhe rrugën e saj drejt fitores.

Në fakt “Libra” bëri një vrimë në ujë, Ben Blushi mori atë që në zonën e Korçës i thonë “leshtë e Curres së Ponçarës”, por miqësia me Lulzim Berishën duket se ka ngelur.
Dje në një publikim të gazetës Shqip e cila është pjesë Top Medias, në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe që drejtohen nga Ben Blushi, që ka emëruar një prej jesmenëve të tij në gazetën Shqip, ka publikuar një material në lidhje me Lulzim Berishën ku duket qartë se me këtë “investigim” të pretenduar, është marrë në mbrojtje Lulzim Berisha.

Gazeta Shqip shkruan: Operacioni Forca e Ligjit (OFL) nëpërmjet një njoftimi për media, u nxitua të publikonte lajmin për bllokimin e një sasie prej 1.2 milion litra nafte në Portin e Durrësit, që shërbente për furnizimin e anijeve. Biznesi thuhej se ishte në pronësi të Lulzim Berishës dhe që prej datës 13.02.2019 i ishte revokuar liçenca për ushtrimin e këtij aktiviteti. Pavarësisht revokimit të licencës, sipas OFL-së, Lulzim Berisha ka vazhduar aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin në mënyrë të paligjshme, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Deri këtu duket një njoftim i zakonshëm, i përcjellë nga të gjitha mediat. Por në fakt, ky operacion policor është i nxituar dhe i gabuar, pasi ata kanë bllokuar “padashje” një biznes të rregullt të Lulzim Berishës, duke ngritur dyshime të forta për një shoë të OFL-së, sesa një aksion të mirëfilltë”.

LEXO EDHE:  Berisha tallet me Ramën/ “Sulltan Salep Surreli zëdhënës i padijes”

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Shtëpia e Damian Gjiknurit e larë me flori

Për më tepër kërkon ta nxijë me dy hipoteza, policinë e shtetit dhe luftën e saj ndaj krimit.

“Dy hipoteza që kërkojnë një shpjegim: E para që zoti Veliu nuk është informuar saktësisht nga strukturat e OFL-së për numrin e liçencave dhe veprimtarinë e “RAJAN 2007”. Dhe e dyta, që segmente të caktuara të Policisë së Shtetit mund të jetë vënë nën shërbim të një konkurrenti tjetër në sektorin e naftës, për të nxjerrë jashtë loje biznesin e Lulzim Berishës” shkruan gazeta Shqip.

Këto janë dy hipotezat që ngre gazeta Shqip në shkrimin e saj i cili kërkon të implikojë policinë e shtetit. Por nga ana tjetër duket qartazi avokatia që i bën media e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës, Lulzim Berishës.

Mesa duket miqësia e Ben Blushit me Lulzim Berishën nuk ka përfunduar, ato video dhe foto në fushatën e 2017-ës nuk kanë qenë aq të rastësishme.

Media e lirë në pronësi të Vjollcës e drejtuar nga Ben Blushi bën avokatinë e njeriut të botës së krimit, të cilin Ben Blushi e ka pasur në foto, më pas e ka mohuar dhe sot i bën avokatinë nëpërmjet një “investigimi” të pretenduar.

Pas skandaleve të zbuluara në lidhje me kompaninë, në emër të bashkëshortes së Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të cilët kanë fituar 200 milionë euro konvesione nga taksat e shqiptarëve. Lidhja e Ben Blushit me krimin duket e qartë, dje i mohonte fotot sot i bën avokatinë e një biznesi të cilin e ka sekuestruar Operacioni Forca e Ligjit. Atëherë e mohoi njohjen me Lulzim Brishën ndërsa sot i bën avokatinë, ky është Ben Blushi i vërtetë!/CNA.al

https://www.cna.al/2020/04/04/foto-ekskluzive-ben-blushi-kapet-me-ortakun-e-inceneratoreve-dhe-vjollces/?fbclid=IwAR133iVpFryo9cm4111gB1_E1SRhQ20uD5qnTyrwODcNztzpRpiL_d5U8J0
https://www.cna.al/2020/04/20/dokumenti-klodian-zoto-dhe-top-channel-edhe-pas-tenderit-15-milion-euro-per-porto-romanon/?fbclid=IwAR25C7flIPcrgd72q_lGtj5h3RO_Zjfe3XfbLT_DlqJe7ENAb1b-e5nfYDo
https://www.cna.al/2020/04/18/thellohet-skandali-me-koncesionin-128-milion-euro-zbulohen-te-tjera-dokumente/?fbclid=IwAR0tqIbNXegIeW5qyKJ30p87Gt1tTcbYxJpaKPfZNrKxrkqf-CFNQC9AFd4

LEXO TE PLOTE