Connect with Us

“Covid po ‘ngordh’, po ç’dreqin kanë gjithologët…”/ “Shpërthen” Tritan Kalo, apeli i fortë për qytetarët

Shëndeti

“Covid po ‘ngordh’, po ç’dreqin kanë gjithologët…”/ “Shpërthen” Tritan Kalo, apeli i fortë për qytetarët

Publikuar

-

Mjeku i njohur infeksionist, profesor Tritan Kalo vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë këshillat e mjekëve, në lidhje me betejen ndaj Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, profesor Kalo ndërsa përshkruan sesi është një ditë pune në Spitalin Infektiv, thekson se janë bërë plot 100 ditë të përballjes së mjekëve në vijën e parë të frontit me koronavirusin.

Po ashtu ai ka një apel të fortë për qytetarët, [të cilëve iu kërkon të bëjnë kujdes për jetën e tyre dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe jot ë ashtuquajturve “gjithologë” që mbushin ekranet.

Po ashtu, profesor Kalo shkruan se rihapja e vendit është e domosdoshme për rigjallërimin e ekonomisë, por shton se kjo është edhe e rrezikshme, pasi sipad tij mund të ketë të tjerë të sëmurë asimtomatikë.

“10.05.2020….DITA e 100-të e PUNËS në vijimësi, fillimisht asaj përgaditore dhe pas 8 Marsit 2020, ditës së konfirmimit zyrtar të 3 rasteve të para, në përballjen direkte me të sëmurët e hospitalizuar me Sars-Cov2/Covid-19….100 ditë të pa shkëputura nga njëra tjetra prej pauzave fundjavore…..Pas kontaktit që herët në mëngjes me të sëmurët vijon dita me një bisedë në sheshin para Urgjencës së Shërbimit Infektiv/Covid-1 me kolegët, kuptohet duke respektuar distancimin fizik…PUNA në GRUP është kyçi i artë i suksesit në situata të tilla dhe jo vetëm…..Punonjësit e Rendit janë aty 24 orë rresht, që nga dita e parë dhe ata kurdoherë përkujdesen, për ruajtjen e rregullave të kuarantinimit të këtij objekti….

LEXO EDHE:  Shkon në gjashtë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

KËNAQËSINË ditës ja shtoj dalja e Besnikut dhe rikthimi i tij në Shkodrën-loce….Pacient shëmbullor në durimin dhe forcën e tij në përballjen jo pak sfiduese me këtë sëmundje, si dhe mjaft fisnik në mirënjohjen e shprehur ndaj përkujdesit tonë…Të shkuara mik!!!….Bashkëkombas… HAPJA e domozdoshme dhe graduale e vendit, rigjallëron si mëndjet edhe energjitë tuaja fizike, i jep oksigjenim ekonomisë, ul papunësinë si dhe përmirson gjëndjen financiare të gjithkujt, POR kjo hapje shton edhe rrezikun e kontaktit me personat ende të infektuar asimptomatik me Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES dhe vetëm KUJDES…Vijoni të respektoni veten dhe ata që gjallërojnë rreth jush….

Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….JETA do vijojë por në kushtet kur jo gjithshka mundet të jetë si më parë…..Ju lutem….MOS u shqetsoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: MIRË që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, POR ç’dreqin kanë këta gjithollogët analistë, që NUKU po na lënë rehat???…JETA e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditëshmja i ofron asaj…Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës COVID-19!!!”-shkruan profesor Kalo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kruja fillon të “marrë frymë”/ Asnjë rast pozitiv me Covid-19, në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Izolimi dhe masat e distancimit social duket se po rezultojnë të suksesshme në qytetin e Krujës, e cila tashmë është shndërruar në një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Shqipëri.

Sipas, Abc Neës në 24 orët e fundit, nga 58 testime të kryera në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Nga të dhënat e deritanishme nga Instituti i Shëndetit Publik, Kruja është qyteti i dytë pas Tiranës për numrin e sëmurëve aktivë me koronavirus, me 58 gjithsej.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi katër milionë të infektuar në gjithë botën/ Bie numri i viktimave në disa shtete

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në mbi katër milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i jetëve të humbura nga COVID-19, ka kaluar shifrën 279 mijë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të goditurat nga koronavirusi, me 1,3 milion raste të të infektuarve dhe afro 79 mijë të vdekur.

Spanja renditet e dyta për numrin e të infektuarve duke shënuar 223,578 raste, duke u pasuar nga Italia me 218,268 të infektuar.
Përsa i përket numrit të viktimave Italia shënon 30,395 humbje jetësh, ndërsa Spanja 26,478.

LEXO EDHE:  Konfirmohet pozitiv ndaj Covid-19 polici/ Vetëkarantinohen kolegët, dezinfektohet Drejtoria e Policisë së Tiranës

Në baza ditore, në disa vende ka nisur të bie numri i viktimave, përfshirë edhe në Spanjë, por ka shqetësime se lehtësimi i masave të izolimit mund të çojë deri te një “valë e dytë” të infektimeve.

Në gjithë botën kanë ndërruar si pasojë e koronavirusit 279,892 ndërsa kanë fituar betejën me Covid 26,612 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci dymujor i epidemisë/ Një viktimë në dy ditë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri zbulohen në 24 orët e fundit edhe 12 raste të reja me Covid-19 në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe në Fier.

“Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive”­ – tha Gentiana Qirjako eksperte nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo tha se gjatë ditëve të fundit u shënua një përmirësim i situatës edhe në spitale. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Sot janë 187 persona të infektuar aktivë në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, ndërsa janë shëruar 650 të tjerë, ose 75 për qind e numrit të përgjithshëm të të prekurve.

LEXO EDHE:  Si të mbroni veten dhe të afërmit nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Shkon në gjashtë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Autoritetet po shpallin nga e hëna edhe 14 bashki të tjera si zona të gjelbëra, si dhe lehtësim masash qarkullimi për qarkullimin e banorëve dhe mjeteve.

Në këto zona do të lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje.

Bizneset si klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas rregullave të sigurisë.

Nga 11 marsi deri sot, sipas statistikave zyrtare, në dy muaj epidemia Covid-19 u mori jetën 31 qytetarëve, mesatarisht një person në dy ditë dhe infektoi 868 të tjerë. Zonat më të prekura janë kryeqyteti, Tirana, Kruja dhe Shkodra./ VOA

LEXO TE PLOTE