LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bëj si të gjitha shtetet, na lër të jetojmë”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Ramës

11 Maj 2020, 11:17, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka njftuar sot rregulla të reja, në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se nga sot do të lejohen edhe autoshkollat.

Rama shkruan se 11 maj nisin regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj. Ndërsa nga 18 maji nis instruksioni në rrugë, jo më shumë se 1 praktikant në makinë. Në të gjitha rastet, të gjithë duhet të jenë me maska, doreza, matje dhe dezinfektime.

Por, mbyllja për rreth dy muaj ka sjellë jo pak kosto për qytetarët shqiptarë, dhe ekonominë e vendit.

Pas këtij postimi të kreut të qevëerisë, qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta në drejtim të Ramës. Ata shprehen se tashmë duhet të ketë më shumë lehtësira, sepse po humbasin vendet e punës.

Po ashtu ka të tjerë qytetarë që ankohen se nuk kanë marrë pagën e ?luftës?, sikurse e cilëson qeveria ndihmën financiare të akorduar për situatën e pandemisë së Covid-19.

Gjithashtu një tjetër ankesë që vjen nga qytetarët është edhe një mos akordim mes institucioneve, sa i takon lirisë së lëvizjes.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve: / CNA.al

Lajmet e fundit nga