LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhduket pa lënë gjurmë 63 vjeçari në Dibër/ Familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

10 Maj 2020, 12:18, Kronika CNA
Zhduket pa lënë gjurmë 63 vjeçari në Dibër/

Një 63 vjeçar nga fshati Rreth-Kale i njësisë administrative Muhurr në Dibër, është zhdukur prej 6 ditësh.

Familjarët e Sefedin Lleshit, dyshojnë se aim und të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin në afërsi të Kukësit, por nuk kanë mundur ta gjejnë trupin.

Ndërkohë familjarët kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë të cilët janë angazhuar një ditë dhe më pas kanë lënë kërkimet, raporton abc news.

Familjarët  tashmë kërkojnë dhe presin ndërhyrjen e një ekipi polumbarësh për të gjetur trupin./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga