LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për Teatrin/ Budina: Pasi humbi përballë artistëve, Rama ia dorëzoi bashkisë

10 Maj 2020, 17:38, Politikë CNA
Vendimi për Teatrin/ Budina: Pasi humbi përballë artistëve,

Regjisori Robert Budina ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe vendimin e qeverisë për t?ia kaluar bashkisë.

Budina e komenton këtë vendim duke thënë se kryeministri pasi humbi përballë artistëve ia dorëzoi bashkisë.

?Lufta e20 vjeçare kundër kryeministrit të Shqipërisë, tregoi që artistët fituan. Dhe pasi ai u dorëzua, ia dorëzoi kryetarit të bashkisë. E mori përgjigjen në 24 korrik, kur u përplas me ne dhe iku me bisht ndër shalë. Protesta jonë nuk ka qenë kurrë një protestë fizike?, u shpreh regjisori në një intevistë për Abc News.

Më tej regjisori e përjashton mundësinë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me bashkinë e Tiranës

?E filluam këtë çështje si një betejë teknike, dhe e fituam. Kaluam edhe në Europë, ata nuk u ndalën. Na detyruan të bënim një luftë politike. Për të rezistuar këtë sulm u detyruam të ndezim të gjithë aktorët e brendshëm. Si do mundemi ne tani të gjejmë një gjuhë të përbashkët të ikim nga retorika politike dhe të merremi me teknikë. Dhe këtyre njerëzve që na mbështetëm, tu themi na falni juve, por ne tani teatrin e zgjidhëm. Atëherë ne do bëjmë lojën e pushtetitn. Këta njerëz përpara se të flasim për çështje teknike, duhet të japin llogari për të gjitha shkeljet që kanë bërë?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga