LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Obama kritika për keqmenaxhimin e COVID/ I kthehet Trump: Kujtoni gripin e derrit

10 Maj 2020, 15:30, Kosova & Bota CNA
Obama kritika për keqmenaxhimin e COVID/ I kthehet Trump: Kujtoni gripin e

Ish-presidenti amerikan Barak Obama një ditë më parë e kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e gjithe situata është një katastrofë ndërsa nuk i kurseu akuzat për mënyrën se si shteti e ka menaxhuar situatën e pandemisë.

Ndërsa sot ka ardhur reagimi i presidentit Donald Trump, i cili në një postim në tëitter shprehet shumë kritik ndaj Obamës duke i kujtuar situatën e Gripit të Derrit.

?Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeksionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!?, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë./CNA.al

Lajmet e fundit nga