LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira/ Kapriçot e motit për javën e ardhshme

10 Maj 2020, 20:39, Sociale CNA
Kthjellime dhe vranësira/ Kapriçot e motit për javën e

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin meteorologjike për javën që vjen.
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës. Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës./CNA.al

Lajmet e fundit nga