Connect with Us

Krah Kirit dhe të ëmës/ Rudina Hajdari mesazh për nënën: Na rrite me shumë sakrifica

Sociale

Krah Kirit dhe të ëmës/ Rudina Hajdari mesazh për nënën: Na rrite me shumë sakrifica

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajadari, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës.
Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah vëllait të madh Kirit dhe të ëmës, gjyqtares Fatmira Hajdari.

Deputetja falenderon të ëmën për sakrificat e saj gjatë rritjes së dy fmijëve .
Hajdari shpreh mirënjohjen në mënyrë të veçantë edhe për nënat që sot janë mjeke e infermiere, apo farmaciste, pasi po luftojnë çdo ditë për t’u kujdesur për shoqërinë.

“Sot festohet Dita e Nënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në vende të tjera të botës. Nëna është personi më i rëndësishëm në jetën tonë sepse ne aty gjejmë forcën. Sot dua të falenderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë nënat që punojnë kaq fort për të edukuar fëmijët, dhe për t’i rritur me shumë sakrifica. Dua në mënyrë të veçantë të falenderoj ato nëna që sot janë mjeke e infermiere, apo farmaciste. Sot ju po luftoni më shumë se kurrë me dashurinë e nënës për t’u kujdesur për shoqërinë tonë’, shkruan Rudina Hajdari krahas fotos./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vijon rritja e temperaturave/ Ja si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pas mesditës në juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta.

Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

LEXO EDHE:  “Kot s’erdhe”/ Ronela Hajati provokon nga shtrati, pozon me fustan nate

LEXO EDHE:  Më duaj siç di ti/ Zajmina merr propozim për martesë

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë.

Sipas të dhënave të para nga Instituti sizmiologjik, lëkundjet kanë qenë 4.5 të shkallës rigter.

Epiqendra në Adriatik, pranë Lezhës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

Publikuar

-

Nga

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si një vrasje e dytë për ato viktima”. Me këto fjalë e komentoi për Euronews Albania, rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin Fatmir Mediu, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Znj. Durda tha se kanë kërkuar nga SPAK të ndryshojë akuzën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për vrasje dhe korrupsion.

Sipas saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ish-ministri solli vrasjen e dhjetëra personave.

“Fëmija im ishte shtatë vjeç e gjysmë, nuk kishte lidhje me predhat, nuk kishte lidhje me punën, nuk kishte lidhje me asgjë. Ministri i Mbrojtjes kishte për detyrë ta mbronte, jo ta vriste. Dhe unë kam 14 vjet që i kërkoj institucioneve: përse fëmija im nuk jeton? Dua një përgjigje nga këto institucione. Shkaku, përse? Nuk e kam pasur të sëmurë; në 13 ka qenë në shkollë, në 15 nuk arrin të shkojë në shkollë prapë”, tha znj. Durda.

LEXO EDHE:  FOTOT- Zhvishet Demi Rose/ Dhuron poza topless për 14 milionë ndjekësit e saj

LEXO EDHE:  “Nuk më pranuan në asnjë shkollë”/ Bebe Rexha jep mesazhin e fortë për të gjithë fansat

Gjykata e Posaçme hodhi poshtë të martën, kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit./Euronews

LEXO TE PLOTE