LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Karantina, terapia më e mirë për Orindën dhe Turjan Hyskon/ Moderatorja tregon si ka qenë marrëdhënia e tyre gjatë izolimit

10 Maj 2020, 09:25, Lifestyle CNA
Karantina, terapia më e mirë për Orindën dhe Turjan Hyskon/

Moderatorja Orinda Huta dhe producenti Turjan Hysko janë një nga çiftet më të komentuar të momentit. Gjatë një interviste për Prive, Orinda ka folur më shumë për marrëdhënien në cift dhe si e kanë përjetuar periudhën e izolimit.

?Qëndrimi në shtëpi më ka dhënë mundësi të merrem me veten dhe me Turjanin që të qëndrojmë pak më gjatë me njëri-tjetrin, kështu që në një farë forme ka ulur dozën e stresit qëndrimi në shtëpi!?!

E pyetur për zënkat dhe sherret në karantinë Orinda ka treguar se me ta ka ndodhur krejt e kundërta. Dyshja ka përfituar më shumë nga koha që kanë patur në dispozicion për të biseduar më shumë me njëri-tjetrin.

?Faleminderit Zotit u deshëm më shumë me njëri-tjetrin, ndoshta sepse kishim kohë më shumë për të dëgjuar njëri-tjetrin, kështu që sherret thuajse si kemi pasur fare gjatë kësaj kohe, një gjë e mirë për çiftin. Kam dëgjuar shumë që janë sherrosur gjatë karantinës por jo, për ne ka ndodhur e kundërta?, u shpreh moderatorja.

Per me teper shihni galerine e meposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga