Connect with Us

“Jini të ndërgjegjshëm”/ Arben Gjata: Jemi në fundin e periudhës së vështirë

Shëndeti

“Jini të ndërgjegjshëm”/ Arben Gjata: Jemi në fundin e periudhës së vështirë

Publikuar

-

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme”.

Kështu ka deklaruar pak më parë koordinatori i Task Forcës për koronavirusin dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Gjata bën thirrje që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë këshillat e mjekëve.

“Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate. Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas.

LEXO EDHE:  Pse njerëzit i mbështesin udhëheqësit e këqij?

Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës”, shprehet Gjata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Dieta Ylber”/ Lufton sëmundje si kanceri, faktet që duhet t’i dini rreth saj

Publikuar

-

Nga

Dieta Ylber jo vetëm që përmirëson shëndetin tuaj dhe ju mbron nga sëmundje të ndryshme, por gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë. Një nga avantazhet kryesore të kësaj diete është se nuk keni nevojë të ndiqni plane të ndërlikuara të vaktit. Thjesht zëvendësoni shumicën e ushqimeve jo të shëndetshme si makaronat, picat, tortën dhe ushqimin e shpejtë me fruta dhe perime. Përmirësimi do të vij.

Humbja e peshës është një nga përfitimet e shumta të dietës ylber. Kërkimet kanë vërtetuar gjithashtu se antioksidantët dhe vetitë alkalizuese të frutave dhe perimeve mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
Më poshtë do të gjeni disa fakte në lidhje me këtë dietë të koduar me ngjyra dhe se si ndikon ajo në shëndetin tonë.

Frutat dhe perimet me ngjyra të ndryshme përmbajnë në fakt lloje të ndryshme të mikronutrientëve . Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të hani të gjitha ngjyrat rregullisht.

1-Opsionet e ushqimit me ngjyrë të kuqe janë luleshtrydhet, shalqiri, qitro, mjedrat, panxhari, rrushi i kuq, qepët e kuqe, rrepka, domatja, etj.

Ky lloj ushqimi është i pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe vitaminë P. Për shembull, resveratrol (në rrush të kuq) ka veti anti-inflamatore të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Likopeni (në shalqi, grejpfrut rozë dhe domate) ndihmon për të luftuar kancerin e prostatës. Betacicina e cila i jep panxharit ngjyrën e saj të purpurt konsiderohet një agjent i fuqishëm për parandalimin e kancerit.
Opsionet e ushqimit me ngjyrë të verdhë dhe portokalli janë limon, karota, kunguj, speca të verdhë, misër, mollë të verdha, pjeshkë, kajsi, pjepër, ananas, etj.

2-Ushqimet me ngjyrë portokalli përmbajnë shumë beta karoten dhe vitaminë C të cilat janë të shkëlqyera për mbrojtjen e lëkurës dhe mukozave. Beta carotene gjithashtu ul rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, katarakteve, artritit dhe dëmtimit të enëve të gjakut. Luteina është një përbërës tjetër i ushqimeve të verdha dhe portokallit. Ai rrit shikimin dhe shëndetin e syve, mbështet funksionin e trurit dhe mund të parandalojë kancerin.
Opsionet e ushqimit me ngjyrë të bardhë janë lulelakra, qepët, rrepka daikon, hudhrat, jicama, etj.

LEXO EDHE:  “Fole o hajdut, je bërë si putanë”/ “Maskrohet” Petrit Vasili

3-Ushqimet me ngjyrë te bardhe përmbajnë xanthone i cili ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe anti-trombotike. Parandalon sëmundjet e zemrës dhe forcon sistemin imunitar.

Qepët, për shembull, janë probiotikët e shkëlqyeshëm. Hudhra përmban allicin i cili ul sheqerin në gjak dhe parandalon sulmet kardiovaskulare. Qepa dhe hudhra kanë veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale. Rrepkë Daikon është një diuretik natyral , ndihmon në pastrimin e veshkave dhe largimin e toksinave nga trupi juaj.

4-Opsionet e ushqimit me ngjyrë jeshile janë spinaqi, kastravecat, majdanozi, gëlqere, kungull i njomë, asparagus, gjethe jeshile dhe marule rome, avokado, kivi, mollë jeshile, brokoli, bizele, etj.

Klorofili që përmbahet në ushqimet jeshile ndihmon në parandalimin e kancerit, detoksimin e mëlçisë tuaj dhe mbajtjen e një kontrolli të peshës. Gjithashtu mbron lëkurën tuaj për shkak të vetive antivirale të saj.

5-Ushqimet me ngjyrë jeshile janë të pasura me squfur mineral detoks , ato largojnë toksinat nga trupi juaj dhe parandalojnë kancerin dhe degjenerimin makular. Ushqimet jeshile përmbajnë gjithashtu kalium , i cili ndihmon për të mbrojtur zemrën tuaj. Thylakoids në spinaq ndihmojnë në rritjen e humbjes së peshës dhe uljen e dëshirës së ushqimeve jo të shëndetshme.

6-Opsionet e ushqimit me ngjyrë blu dhe vjollcë janë lakra vjollcë, rrush pa fara të zezë, patëllxhanët, boronica, kumbulla, rrushi i purpurt, etj.

Ushqimet blu dhe vjollcë ulin rrezikun e kancerit dhe janë të shkëlqyera për traktin urinar. Antocianina në këtë lloj ushqimesh lufton dëmtimin e qelizave tuaja, inkurajon shëndetin e zemrës, zvogëlon kolesterolin, lufton mbipeshën dhe rrit funksionin njohës.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Karantinat s’janë zgjidhje”/ Profesori amerikan tregon opsionin më efektiv për të luftuar Covid-19

Publikuar

-

Nga

Derisa nuk ka vaksinë për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, “ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri”, thotë Alexandre White, profesor i sociologjisë dhe historisë së mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, White flet për origjinën e karantinës dhe thotë se ajo ka qenë një opsion i sigurt në të kaluarën. Ai po ashtu thotë se njerëzit në karantinë duhet të mbështeten, por tërheq vërejtjen edhe për ksenofobinë që mund të ndodhë në këtë kohë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti White, a funksionon karantina dhe a mund të ndalojë një sëmundje?

Alexandre White: Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fillimisht se distancimi social dhe karantina dallojnë. Distancë sociale është ajo që po shohim aktualisht, që po mbahet nga shumica dërrmuese e popullatës në botë dhe që nënkupton lëvizje të kufizuar, distancim nga njëri-tjetri në vendet publike, veshje të maskës dhe kufizime të tjera kontaktesh. Karantina, në njëfarë mënyre, përshkruan më mirë masat e marra nga njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit dhe që përpiqen të menaxhojnë rrezikun e kontaktit të drejtpërdrejtë me sëmundjen. Këta janë njerëz që qëndrojnë ekskluzivisht brenda dhe larg të tjerëve. Historikisht, karantinat kanë qenë një zgjidhje efektive, sidomos kur nuk ka pasur trajtim farmaceutik. Tani me sëmundjen COVID-19, për të cilën nuk kemi ende vaksinë, ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri, në sasi të mëdha.

Radio Evropa e Lirë: Për sa kohë duhet të mbahen njerëzit në karantinë, që ajo të jetë e efektshme?

Alexandre White: Varet… Në rastin e sëmundjes COVID-19, duhet të shohim që numri i rasteve brenda ditës bie, numri i pacientëve të shtrirë bie. Po ashtu duhet të sigurojmë rritjen e kapacitetit të testimit, për të kontrolluar nivelin e përhapjes së sëmundjes, pasi të hiqet masa e distancimit social. Pra, për të hequr karantinën, duhet të shohim numër më të vogël rastesh.

Radio Evropa e Lirë: Kur janë përdorur më herët karantina të shkallës së gjerë?

Alexandre White: Historia e karantinës daton nga shekulli 13, kur anijet detyroheshin të ankoroheshin jashtë porteve për një periudhë 40-ditëshe. Kjo ka qenë një lloj mënyre për të menaxhuar përhapjen e një sëmundjeje. Në atë kohë, jo domosdoshmërisht e kanë ditur se sa ngjitëse është një sëmundje apo sa mund të përhapet, por e kanë ditur se një nivel i caktuar i distancës ka sukses në kontrollimin e saj. Hera e fundit kur kemi parë karantina në shkallë të gjerë, ka qenë në vitin 1918, kur është shfaqur gripi spanjoll. Për dallim nga ajo kohë, ne tani jemi më të avancuar në aspektin teknologjik dhe kemi më shumë njohuri rreth mjekësisë, por ngjashëm si tani, edhe atëherë në shumë vende janë aplikuar masa të ashpra të distancimit social. Është konstatuar se ato kanë pasur efekt bukur të madh në kufizimin e përhapjes së gripit. Pra, distancimi social, karantina, mund të jenë të suksesshme dhe kanë qenë të suksesshme në të kaluarën. Tani, derisa nuk kemi vaksinë për koronavirus, është vërtet opsioni më i sigurt dhe më efektiv.

LEXO EDHE:  Qytetarët tregojnë arsyet/Pse do të dalim nesër të protestojmë në orën 12:00?

Radio Evropa e Lirë: Çfarë efekti social dhe ekonomik mund të ketë karantina?

Alexandre White: Aktualisht, ka një goditje të madhe ndaj ekonomisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19, e cila i ka ngadalësuar bizneset dhe i ka ndaluar njerëzit të shkojnë në punë. Gjatë kohës së karantinës, [qeveritë] duhet t’iu ofrojnë një lloj mbështetjeje njerëzve që janë të mbyllur ose praktikojnë masa të distancimit social.

Radio Evropa e Lirë: Në një artikull të botuar në Hopkins Medicine, keni paralajmëruar për ksenofobinë në kohën e karantinës. Keni në mendje ndonjë rast konkret?

Alexandre White: Për fat të keq, këtë e kemi parë edhe në rastin e sëmundjes COVID-19. Në shumë vende të botës ka pasur sulme kundër njerëzve me origjinë aziatike, duke i akuzuar ata rrejshëm për përhapje të sëmundjes. Një shembull tjetër që dua ta sjell këtu është ai i vitit 1901 në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ku epidemia e murtajës bubonike ka prodhuar një karantinë të ndarë në mënyrë racore. Karantina e tillë më pas ka shërbyer si plan për ndarjet racore të qyteteve, para dhe gjatë aparteidit.

Radio Evropa e Lirë: Pandemia COVID-19 krahasohet shpesh me gripin spanjoll. A është ky një krahasim korrekt?

Alexandre White: Në disa mënyra është, në disa jo. Janë dy sëmundje të ndryshme, por janë përhapur ngjashëm. Ngjashëm, edhe në vitin 1918 [kur është shfaqur gripi spanjoll], ka pasur shumë paqartësi, sëmundja është konsideruar si e re. Nuk ka pasur shumë njohuri se si të parandalohet ose si të shërohet. Përgjigje ka qenë vetëm distancimi social. Sot, ngjashëm përballemi me një koronavirus të ri. Ngjashëm duhet të praktikojmë distancimin social, sepse nuk kemi vaksinë. Por, natyra e biologjisë së sëmundjes tregon se kemi të bëjmë me lloje të ndryshme të epidemive. Dhe, nuk duhet të mbështetemi te pandemia e vitit 1918.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmohen 12 raste të reja me koronavirus/ MSH zbulon ku janë vatrat e reja

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve të fundit  sa i përket situatës nga Covid-19.

Sipas njoftimit të MSH gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Rastet janë kontakte të rasteve të më pashme, konkretisht 8 raste në Tiranë, dy në Kamëz, një në Krujë dhe një në Fier.

Gjithashtu mësohet se  janë testuar 170 qytetarë, ndërsa aktualisht të shtruar në dy spitalet COVID janë 29 pacientë.

“Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.
Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

LEXO EDHE:  Qytetarët tregojnë arsyet/Pse do të dalim nesër të protestojmë në orën 12:00?

Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.
Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.

Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)
Teste të kryera 10438
Raste pozitive 868
Raste të shëruara 650
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

LEXO TE PLOTE