LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e avionëve të mushkonjave, nga Gjadri në Divjakë

10 Maj 2020, 08:19, Aktualitet CNA
Historia e avionëve të mushkonjave, nga Gjadri në Divjakë

Në prill të vitit 2014, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuza për implikimin e Forcave të Armatosura në trafikun  e drogës, përmes aeroporit të Gjadrit, të etiketuar ndyshe si ?mushkonjat? çka trazoi ujrat në politikë.

Në daljet e tij në media, Berisha do të shprehej se Shqipëria ishte shndërruar në një protektorat droge, ku ndodhte edhe gjëja më e paimagjinueshme; ajo e trafikut nga bazat ushtarake.

?Muaj më parë më vjen një SMS dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Jua jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë?, do të shprehej Berisha asokohe.

Lidhur me këto akuza PS dhe LSI depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij komisioni, i cili në objekt të tij kishte hetimin e akuzave të PD-së mbi veprimtarinë e Forcave të Armatosura, duke i kërkuar në këtë mënyrë PD-së provat që ajo disponon në lidhje me trafikun e drogës.

Për këtë u mbajt dhe një seancë plenare ku Berisha do të shprehej:

?Nuk akuzojmë asnjëherë Forcat e Armatosura, por qeverinë që bën drogën. Nuk akuzojmë oficerët tanë, është padrinoja që është si fije e kalbur bari kur një gazetari i hidhet koka e dhisë tek dera e shtepisë.

Pasi e shndërruat vendin në një Siçili, po krijoni komisionin, o të mjerë, o skllevër. Komisionin po e krijoni për fustanin e Mimi Kodhelit, jo për të vërtetën.

Sipas burimeve të SHIU kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush mbi gënjeshtrën se kjo po ndodh dhe përveç kësaj ka prova. Aeroplanin shkoni e gjejeni ju. Ju e transportoni me të. Po gllabërohen pronat. Ju garantoj se këtu do të vijnë dosjet e vjedhura, por kemi problem drogën që ka kapluar bazat ushtarake dhe po e merr vesh gjithë bota?.

Këtyre akuzave Rama dhe Meta do iu përgjigjeshin me justifikimin se nuk ishin avionë për drogë por për mushkonjat.

Konkretisht Meta do të shprehej:

?Ka ndodhur një keqkuptim me aksionin e Ministrisë së Shëndetësisë për disinsektimin. Janë helikoperët që nisin spërkatjen në Shëngjin e Divjakë.

Të jemi të përgjegjshëm të mos bëjmë zhurmë që dëmton interesin e vendit dhe të mos harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm që ministrja pas këtyre gjoja informacioneve i ka bërë kërkesë prokurorisë të hetojë. Është detyrë e prokurorisë të hetojë me përgjegjësi. Është detyra jonë që secili ka informacion të bashkëpunonjë me prokurorinë. Mos harroni se jemi në NATO nëse do ta kthejmë këtë Kuvend në një debat që humbet çdo limit.?

Rreth një muaj më vonë, më 10 maj të vitit 2014, një avion i vogël që drejtohej nga një pilot italian (Giorgio Riformatto) u rrëzua në plazhin e Divjakës, pikërisht në vendin ku opozita kishte denoncuar.

Po në të njëjtën ditë, por në një rrugë tjetër në Divjakë u kap edhe një makinë me 460 kilogramë drogë.

Policia nisi aksionin menjëherë, duke arrestuar pilotin dhe pronarin italian  të avionit tip ?Piper? dhe Sajmir Bajrami, drejtuesin e automjetit tip ‘Mitsubishi’ i ngarkuar me rreth 200 kg drogë.

Sajmir Bajrami pranoi se ishte korrieri i drogës, dhe se ngarkesa prej 460 kg do t’ia dorëzonte shtetasit italian dhe do të  transportohej në  avion.

Nga verfikimet rezultoi se për avionin ishte kërkuar leje më 5 maj dhe më 8 maj ka mbërritur në Rinas, ku ka qëndruar për 2 ditë. Pasdreken e datës 10, avioni me pronarin italian ka lënë pistën e Rinasit dhe më pas u gjet i aksidentuar në palzhin e Divjakës./CNA.al

Lajmet e fundit nga