LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i CNA për rrugën Korçë-Ersekë/ Mesazhi i deputetit për Ramën: I ke një borxh Kolonjës

10 Maj 2020, 17:17, Politikë CNA
Denoncimi i CNA për rrugën Korçë-Ersekë/ Mesazhi i

Arlind Çaçani, deputet i Kolonjës nga lista Basha, i cili tashmë është pjesë e opozitës parlamentare, ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga CNA.al për braktisjen nga qeveria të ndërtimit të rrugës Korçë-Ersekë.

Në një prononcim për ekskluziv për CNA.al ai shprehet se Aksi Korçë-Ersekë, i lënë në mes nga rilindja socialiste, është zhgënjimi më i madh i kolonjarëve, të cilët sipas tij, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë Partinë Socialiste me votë.

Mes të tjerash ai thekson se rruga është e domosdoshme dhe jetike për rreth 20 mijë banorë të Ersekës, Leskovikut dhe fshatrave përreth.

?Aksi Korçë-Ersekë, i lënë në mes nga rilindja socialiste, është zhgënjimi më i madh i kolonjarëve, të cilët nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë Partinë Socialiste me votë. Madje ka dalë dhe mbi pritshmëritë, përsa i përket rezultatit.
Duket qartë se rilindja nuk e pati në planet e zhvillimit Kolonjën, të cilën duke mos i përfunduar rrugën, e ka paralizuar atë në të gjitha drejtimet e ekonomisë, si të bujqësisë, blegtorisë, turizmit, agro-turizmit etj. Duke mos pasur rrugën, sa do që të investojnë kolonjarët, nuk konkurojnë dot me qytetet e tjera që kanë rrugë bashkëkohore.
Nuk dua të bëj anti reklamë dhe t?u prishim mendjen atyre që janë nisur për turizëm në Kolonjë, sepse ata që dashurojnë bukuritë e Kolonjës nuk duhet t?i pengojnë kilometrat e amortizuar të rrugës që është ndërtuar që në kohën e Italisë.
Rruga është e domosdoshme dhe jetike për rreth 20 mijë banorë të Ersekës, Leskovikut dhe fshatrave përreth. Është një aks i rëndësishëm, që përveç Kolonjës, lidh dhe Përmetin me Korçën. Kryeministër, i ke një borxh Kolonjës, ktheje në qoftë se nuk e do kufirin atje ku mbaron rruga. Kjo nuk vlen vetëm për ty, por dhe për ata dy shokët e tu që pretendojnë të jenë KM pas zgjedhjeve të 2021!? shprehet Çaçani./CNA.al

Foto-video/ Rruga Korçë-Ersekë, investimi i braktisur i qeverisë prej 8 vitesh

Lajmet e fundit nga