Connect with Us

Bilanci dymujor i epidemisë/ Një viktimë në dy ditë në Shqipëri

Shëndeti

Bilanci dymujor i epidemisë/ Një viktimë në dy ditë në Shqipëri

Publikuar

-

Në Shqipëri zbulohen në 24 orët e fundit edhe 12 raste të reja me Covid-19 në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe në Fier.

“Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive”­ – tha Gentiana Qirjako eksperte nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo tha se gjatë ditëve të fundit u shënua një përmirësim i situatës edhe në spitale. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Sot janë 187 persona të infektuar aktivë në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, ndërsa janë shëruar 650 të tjerë, ose 75 për qind e numrit të përgjithshëm të të prekurve.

LEXO EDHE:  Horror në Korçë/I riu vetëdigjet me benzinë në shtëpinë e vjehrrës (Emri)

Autoritetet po shpallin nga e hëna edhe 14 bashki të tjera si zona të gjelbëra, si dhe lehtësim masash qarkullimi për qarkullimin e banorëve dhe mjeteve.

Në këto zona do të lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje.

Bizneset si klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas rregullave të sigurisë.

Nga 11 marsi deri sot, sipas statistikave zyrtare, në dy muaj epidemia Covid-19 u mori jetën 31 qytetarëve, mesatarisht një person në dy ditë dhe infektoi 868 të tjerë. Zonat më të prekura janë kryeqyteti, Tirana, Kruja dhe Shkodra./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Publikuar

-

Nga

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Tre raste të reja me Covid-19, janë konfiruar sot në Përmetit.

Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për Covid-19 pak ditë më parë.

Ndërkohë pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.

Kujtojmë që sot në vendin tonë  u konfirmuan 82 raste të reja me COVIS-19./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ish-kreu i SHISH jep alarmin/Shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektohen me Covid, 4 familjaret e një epidemiologu/ Mjeku në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Infektivit

Publikuar

-

Nga

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Pesë raste të reja të prekur nga Covid-19, janë regjistruar në Dibër, mes të cilëve është edhe një mjek epidemiolog dhe katër familjarë të tij.

Mësohet se mjeku, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po sillet me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

LEXO EDHE:  Bebe Rexha kërcen valle popullore/ Ja si reagojnë miqtë e saj të huaj

LEXO EDHE:  Horror në Korçë/I riu vetëdigjet me benzinë në shtëpinë e vjehrrës (Emri)

Kujtojmë se ditën e sotme kemi patur 82 raste të reja me COVID 19, një shifër tejet alarmante.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu ngre tonet/ Zbatoni rregullat! Situata tek Infektivi tepër serioze, 3 të rinj të intubuar!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ngritur tonet dhe ka bërë apel të fortë nga foltorja e Kuvendit për qytetarët.

Ajo bëri thirrje për marrjen seriozisht të virusit dhe zbatimin e masave kundër Covid.
Ministrja bëri me dije se në Spitalin Infektiv situata është serioze dhe 6 prej pacientëve të shtruar janë të intubuar. Sipas saj, tre prej tyre janë mosha të reja, 45, 46 dhe 49 vjeç.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i SHISH jep alarmin/Shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Horror në Korçë/I riu vetëdigjet me benzinë në shtëpinë e vjehrrës (Emri)

“Kush e konsideron lojë këtë virus të rrezikshmë na rrezikon të gjithëve. Rrezikon shëndetin e të gjithë shqiptarëve! Duhet marrë me seriozitet sepse situata është shumë serioze. Janë vetëm 7 vite e pak që është investuar në sistemin shëndetësore dhe nuk mund të përballojmë atë që mund të vijë nga neglizhenca, nga moszbatimi i protokolleve të sigurisë”, tha Manastirliu./

LEXO TE PLOTE