LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha publikon grafikun/ "Shqipëria e fundit për numrin e testeve për 1 milion banorë"

10 Maj 2020, 14:28, Politikë CNA
Berisha publikon grafikun/ "Shqipëria e fundit për numrin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar grafikun e testeve të koronavirusit për 1 milion banorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Shqipëria në grafik rezulton e fundit për numrin e testeve për 1 milion banorë.

Sipas tij, kjo ndodh sepse kryeministri Edi Rama për të treguar sa më të ulët numrin e rasteve të infektuara nuk testonte dhe nuk i zbulonte të infektuarit.

Ish-kryeministri akuzon Ramën se gjithashtu ka mbajtur të fshehtë të sëmurët dhe viktimat nga Covid-19. Berisha e cilëson këtë si një krim të vërtetë.

“Ky është grafiku i testeve për 1 milion banorë! Shqipëria në grafik rezulton e fundit për numrin e testeve për 1 milion banorë! Kjo sepse kryepidemiologu xhahil Sulltan Salep Surreli, për të treguar sa më të ulët numrin e rasteve të infektuara nuk testonte dhe nuk i zbulonte të infektuarit e për rrjedhojë as të sëmurët dhe të vdekurit nga Covid-19! Krim i vërtet! sb”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga