LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja, Pjanic do transferohet te Barcelona

10 Maj 2020, 08:44, Sport CNA
Arrihet marrëveshja, Pjanic do transferohet te Barcelona

Miralem Pjaniç deri para disa muajsh ishte një nga mesfushorët e paprekshëm të Serie A, por ardhja e Sarrit në krye të Juventusit i hoqi atij ?perden? e madhështisë dhe e ktheu në një ?pre? në merkato nga klube si PSG, Çelsi dhe Barcelona. Idetë e Sarrit nuk përshtaten me lojën e 29-vjeçarit dhe Paratiçi është detyruar ta nxjerrë në treg ballkanasin.

Mesfushori është një nga lojtarët më të shtrenjtë te ?Zonja?, por situata për shkak të pandemisë dhe dëshira e bardhezinjve për ta larguar bën që të ulen pretendimet për të. ?Sport.es? raporton se Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Juventusin për transferimin e Pjaniç. Paratë nuk janë një ide nga të dyja palët dhe transferimi pritet të bëhet nëpërmjet një këmbimi mes lojtarësh.

Spanjollët janë të sigurt se Barça ka arritur marrëveshjen personale me Pjaniç për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që tani pritet marrëveshja me Juventusin për lojtarin, që do të zbarkojë në Torino. Barça ka lojtarë me shumicë në listën e largimeve dhe Juventusit do i duhet të zgjedhë një prej këtyre yjeve. Ka mirëkuptim dhe frymë pozitive nga të gjitha palët dhe ky transferim pritet të ketë zhvillime konkrete javën e ardhshme.

Lajmet e fundit nga