Connect with Us

Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali/ 194 viktima dhe 4828 të shëruar në 24 orë

Bota

Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali/ 194 viktima dhe 4828 të shëruar në 24 orë

Publikuar

-

Itali vijon të shënojë bilanc pozitiv, sa i përket rënies së kurbës së viktimave dhe numrit të të infektuarve nga Covid-29.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 395.

24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të madhe të numrit të personave të shëruar nga koronavirus. Numri i tyre ka rritur sot më 103 031 dhe janë 4828 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombaridë më i godituri nga koronavirusi sot janë shënuar 502 raste pozitive më shumë e 85  viktima

Në Itali janë kryer deri më sot 2 514 234 tampone./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur numrat e të infektuarve me koronavirus krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga 411 teste të bëra.

Media “Iliria News Agency”, raporton se personat pozitivë janë përkatësisht 12 nga Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.

LEXO EDHE:  “Situata e pakrahasueshme me asnjë emergjencë”/ Infermierja në Itali: Fisnikëria e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet!

Gjithashtu mësohet se ka humbur jetën edhe një i infektuar nga Velesi, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar në total 1622 qytetarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Media amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokoi udhëzimet e ekspertëve

Publikuar

-

Nga

Sipas një korrespondence elektronike të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” vendimi për të mos zbatuar këshillat e hollësishme të ekspertëve kryesorë të vendit për rihapjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit, erdhi nga nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo gjë duket së konfirmohet nga disa emaile të brendshme të qeverisë të siguruara nga agjencia. Ato tregojnë gjithashtu se pasi AP raportoi të enjten se dokumenti me udhëzime ishte bllokuar, administrata Trump kishte urdhëruar që pjesë kryesore të tij të rishqyrtoheshin me shpejtësi për miratim.

Emailet tregojnë se ekspertët më të lartë të vendit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin shpenzuar disa javë duke punuar për përgatitjen e këtyre udhëzimeve me qëllimin për të ndihmuar vendin që të përmballojë emergjencën shëndetësore publike, por puna e tyre u hodh poshtë nga të emëruarit politikë, me pa shpjegime siç raporton AP.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet pedofili shqiptar 43 vjeçar

LEXO EDHE:  Bilanci i frikshëm i Guardia di Finanza/10 tonë drogë shqiptare në 12 muaj

Dokumenti, i titulluar “Udhëzimet për zbatimin e kornizës së rihapjes së Amerikës” u hartua për të ndihmuar udhëheqësit e besimeve fetare, pronarët e bizneseve, arsimtarët dhe zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në vendimet e tyre për të rihapur vendin.

Ai përfshinte detaje të hollësishme shoqëruar me grafikë që synonin të ndihmonin udhëheqësit lokalë në vendimet e tyre të vështira për të rihapur ose jo komunitetet e tyre.

Të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se dokumentet nuk ishin aprovuar nga drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield, por emailet tregojnë të kundërtën.

Udhëzimet e reja, një përzierje e këshillave të lëshuara tashmë së bashku me informacione më të reja, ishte miratuar dhe reklamuar nga nivelet më të larta, përfshirë zotin Redfield. Përkundër kësaj, administrata e vendosi qe ato te mos zbatohen, duke vendosur ta arkivojë dokumentin më 30 prill./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Beteja me koronavirusin/ Lajm i mirë nga Italia  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejen kundër Covid-19, një lajm i mirë vjen nga Italia.

Drejtori i Institutit për Kërkime Farmakologjike Mario Negri në Itali se tashmë sëmundja ka ndyrshuar dhe sa ka më pak pacientë në gjendje të rëndë.

“Pacientët tani janë krejtësisht të ndryshëm nga ata të tre ose katër javëve më parë, numri i të sëmurëve në kujdesin intensiv dhe spitale vazhdon të ulet. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo dhe Milano, por edhe në Romë dhe Napoli.”-tha ai.

Po ashtu, Giuseppe Remuzzi, drejtori i institutit tha se ai nuk e di “nëse është koronavirusi që ka ndryshuar ose nëse është ngarkesa virale e secilit pacient që ka ndryshuar, e vetmja gjë që mund të them është se sëmudja ka dhënë shenja se është shumë e ndryshme duke e krahasuar me më parë dhe se strukturat spitalore nuk po i vë më në krizë.”

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane dje u regjistruan  243 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 201.

Numri i të shëruarve në Itali dje ishte 2928 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 99203

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1327 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 217 185 që nga fillimi i pandemisë.

LEXO TE PLOTE