LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca "takim" me Rudina Hajdarin/ Zbardhen detajet e diskutimit

9 Maj 2020, 19:07, Politikë CNA
Soreca "takim" me Rudina Hajdarin/ Zbardhen detajet e diskutimit

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ?online” me Rudina Hajdarin, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtart për Integrimin Europian.

Njoftimin e ka dhënë vete Soreca në rrjetet sociale, teksa ndan dhe detaje nga ky bashkëbisedim.

Sipas Sorecës, në fokus të diskutimeve ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë në BE, që vjen në ditën e Europës.

“Në ditën e Europës pata një takim shumë të dobishëm me Rudina Hajdarin në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Ne diskutuam nevojën e krijimit të një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë”, shkruan Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga