LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Suli i prish Kamzës stadiumin për të ndërtuar pallate

9 Maj 2020, 08:45, Politikë CNA
Skandali/ Suli i prish Kamzës stadiumin për të ndërtuar

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli se po prish stadiumin 84-vjeçar të qytetit, për të ndërtuar pallate.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë si një akt të mirëfilltë kriminal, të kryebashkiakut.

?Suli i prish Kamzes stadiumin per te ndertuar pallate!Krim i shemtuar!

Te dashur miq, narkokryetari monist i Kamzes, Rakip Suli shfrytezon koronavirusin per te prishur me nje akt kriminal, mafioz te mirefillte stadiumin 84 vjecar te qytetit Kamzes dhe per te ndertuar pallate. Kamza sot eshte qyteti i gjashte me i madh i vendit me nje potencial te vertet sportiv.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete vendim korruptiv fhe te denuashem ju bej thirrje banoreve te Kamzes, te rinjve te ketij qyteti te ngrihen ne demostrata dhe protesta te fuqishme kunder ketij akti barbar te narkokryeterit monist Suli dhe ta hedhin ate ne koshin e plehrave te historise te qytetit te tyre, dhe me guxim te mbrojne stadiumin e tyre.?-shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga