Connect with Us

Paralajmërimi i mjekut deputet/ “Kriza ekonomike globale e pashmangshme, 3 gjëra që duhen bërë”

Politikë

Paralajmërimi i mjekut deputet/ “Kriza ekonomike globale e pashmangshme, 3 gjëra që duhen bërë”

Publikuar

-

Edmond Stojku, mjek dhe deputet opozitar i parlamentit, ka bërë një shkrim ku adreson atë që ai e quan kërcënim të madh që i kanoset vendit tonë.

Stojku thotë se prej disa kohësh ndihet i zënë nga sindroma Kasandra, sidroma e priftëreshës qsë Apollos që kishte dhunti për të parashikuar të ardhmen, por ishte e mallkuar që askush mos e besonte.

Deputeti deklaron se nga fillimi i Covid 19, ka shprehur haptas disa qëndrime llogjike, shkencore që sipas tij janë provuar si të vërteta, por që pretendon se nuk u është dhënë shumë rëndësi.

Ai thekson se këto parashikime do t’i shkruajë përsëri për arsye sepse kemi ende një paralajmërim që e cilëso si thembra e Akilit të Shqipërise dhe që nevojitet të reflektohet mbi të.

“Thelbi i këtyre parashikimeve ka qenë, se në Shqipëri përveç pandemisë së njohur Covid 19, jemi goditur dhe nga 3 “viruse” të tjerë, që do ti rikujtoj më poshtë, përpara se të dalim tek(4) thembra e Akilit:

1- Psikovirusi:

Avantazhi im në identifikimin e psikovirusit ka qenë backgroundi im si mjek, qytetar, familjar, dhe person publik! Javët e para që erdhi Covid -19 në Shqipëri dhe karantinimi sollën një valë frike dhe paniku konstant. Psikovirusi, ndodh kur frika kolektive merr një jetë, të vetën si fillim, dhe kalon nga njëri tek tjetri,në reaksion zinxhir, duke shaktuar nivele jo normale stresi. Kjo ka efekte negative në sistemin imunitar duke shkaktuar, një shumatore sëmundjesh, më tepër psikologjike!

Që ditët e para të karantinimit kam dalë në media, dhe në ditët më të pasigurta, kur “eskpertët” parashikonin vdekjen e mbi 200 shqipëtarëve në javët e ardhshme, dhe kjo ishte linja kryesore e mendimit asokohe, deklaroja se situata nuk do të kishte fatkeqësi të këtyre proporcioneve. E bëja këtë pasi si mjek, administrator shëndetësor i kualifikuar,pse jo dhe si politikan, i gjykoja masat e mara efektive, dhe në kohë. Më vjen keq kur shoh se diskutohet nëse duhet të thuhet bravo ose jo për këto masa, dhe në gjykimin tim bravo-ja i takon në rradhë të parë mjekëve si heronjtë kryesor, të gjithë shqipëtarëve që zbatuan masat, duke treguar qytetari përtej atyre të disa shteteve të mëdha europiane, dhe sigurisht Qeverisë.

Pavarësisht se qarkullon si tabu, që një opozitar të përgëzoj Qeverinë, edhe në rastet kur bëhen gjërat e duhura….(për ata që nuk mendojnë kështu, të kërkojnë në google cfarë do të thotë Opozitë, ndërsa për ata që mendojnë se po tregohem i butë me Qeverinë, le të lexojnë deri në fund shkrimin.)”, shkruan ai.

Deputeti vijon më tej duke thënë se: “Psikovirusi i cili pavarësisht paralajmërimeve të mia, zuri vend në mendjet e njerzve, i dha jetë “Virusit” numër dy:

2 – Infodemia:

Gjithashtu edhe për këtë jam shprehur vazhdimisht që njerëzit të kenë kujdes në filtrimin e dezinformimit maksimal social! Një ide e keqe dhe e frikshme (Psikovirusi), kërkon një mënyrë eficente për tu përhapur masivisht, dhe Infodemia ja mundësoj këtë. Media të ndryshme, më të theksuara këtu rrjetet sociale, ku çdo kush me një smartphone mund të kthehej në një gazetar, derdhën në rrjet, një lumë me teori konspirative, skenare horror e shumë të tjera, duke hequr vëmendjen nga thembra Akilit, e cila në mendimin tim mbetet kërcënimi më i madh dhe i vërtetë që na kanoset.

Kam paralajmëruar vazhdimisht se kjo bën keq për psikologjinë dhe se largon vëmendjen nga tema që duhej të ishte kryesorja, në vëmendjen kolektive, Qeverisë, Biznesit, Institucionet e Pavarura, dhe sidomos atë Politike. Dyshja Piskovirus dhe Infodemi, i dhanë jetë së fundmi dhe “virusit” të tretë:

3 – Politikovirusi:

Siç Covid 19 erdhi nga lakuriqi i natës, politikovirusi erdhi nga një Opozitë Lakuriq. Lakuriq nga idetë, vlerat dhe strategjitë, qasja mediatiko-politike, etj. Kjo opozitë alkimiste befason me truket e saj me të cilat mund të kthej Virusin në Politik…. Kjo është sërish diçka që e kam shprehur që përpara se një muaj, kur në parlementin shqiptar thashë se opozita jashtëparlamentare ishte palë me virusin. (më gjeni një opozitë në botë me këtë qasje, në këtë kohë) Tani që numri i të infektuarëve nga Covid 19, duket se po ulet, një garë e re në sferën politike, i natyrës e lagu se lagu( dhelpra bishtin) ka marrë dhenë.

Shembuj të temave “e lagu se lagu”:

1 – Ka nisur virusi në datën, muajin,vitin, kur është thënë, apo jo?

2 – Masat, ishin të duhura apo jo?

3 – Mos është numri i të vdekurve shumë i ulët…!!!!!!

( Eshtë e vertetë, po diskutohet dhe kjo!) Jam dakort që diskutimi i sa më shumë tezave në mënyrë kritike është frytdhënëse, por ne kemi ekspertët kompetent të fushës që e bëjnë këtë. Apo dhe ata politizohennnn….

LEXO EDHE:  Riatdhesimi i shqiptarëve/ Meta e thotë hapur: Ka pasur pengesa burokratike nga disa shtete

Të vetmet gjëra që politika sot duhet të dikskutoj në kontekstin e virusit, janë p.sh… Aspekti i mbrojtjes shëndetit publik, duke përqafuar parimin latin “Praestat cautela quam medela” domethënë që parandalimi është më i mirë se kurimi i duhur… Vaksinimi nëse prodhohet vaksina,distancimi fizik, dizinfektimi, dhe gjetja e një balance elegante midis lirisë dhe sigurisë së qytetarëve. Siç përmenda edhe në fillim, arsyeja e këtij shkrimi është sepse kam bërë edhe një paralajmërim tjetër, në ditët e para të pandemisë, në media, dhe në parlament, i cili duket sa ka shkuar në veshë të shurdhët”.

Stojku thekson se për të bërë këtë parashikim i ka mjaftuar të lexojë indikatorët ekonomikë. Ai paralajmëron se një “krizë ekonomike globale duket e pashmangshme”.

“Ekonomitë më të mëdhaja kanë hyrë në recesion deri -14%??!! Ekspertët flasin për recesion, dhe se do të jetë më i thellë se depresioni i madh i vitit 1929. Efektet e kësaj dallge në ngritje që ende nuk është përplasur, patjeter do godasin edhe Shqipërinë. Por fatkeqsisht nuk shoh “ekspertët” që parashikonin vdekjet nga Covid 19, të bëjnë parashikime mbi këtë krizë, efektet e së cilës pa nisur mirë, po ndihen fort sot në Shqipëri. A e dini të dashur miq, se në Amerikë për cdo 1% rritje të papunësisë ka 37.000 vdekje?! Shkaqet e vdekjeve janë vetëvrasjet, stresi (psikovirusi), rritja e krimeve, abuzimi me lëndë narkotike, etj. Shkaqet janë shumë por të gjitha të ndërlidhura fort me atë 1% rritje në papunësi. Po ne në Shqipëri pse nuk kemi një statistikë të tillë?

Mos vallë pasi kjo shifër do të na jeptë panoramën e plotë se sa nga vrasjet, krimet në familje, abuzimet me lëndë narkotike, e kane origjinën nga varfëria, e cila do të rritet muajt e ardhshëm. 1% papunësi në USA sjell 37.000 të vdekur! Po në Shqipëri? Më thoni tani a është më i rrezikshëm Covid -19, apo vafëria? Dhe kush po flet për këtë në sferën politike të Shqipërisë? Mazhoranca Jo?! Opozita jashtë parlamentare, s’e kam dëgjuar?! Por janë duke kërkuar datën e saktë kur ka rënë virusi ( sic festojmë dy ditë lirinë e Republikës, mesa duket do kemi disa data, edhe për ardhjen e Covidit në Shqipëri).

Të vetmit që po e ngrejnë këtë çështje në parlamentin e Shqipërisë janë 11 deputetët e gupit opozitar “Demokraci dhe Drejtësi”. Madje jo vetëm kemi ngritur këtë çështje, por kemi ofruar edhe bashkëpunim për zgjidhje të krizës! Krizat kanë edhe fitues, edhe pse të shumtit janë humbës. Madje vendet e vogla dhe të varfra kanë mundësitë më të mira për të dalë fituese nga kriza të tilla, pasi nuk kanë shumë për të humbur, dhe kanë gjithçka për të fituar. Por për të bërë këtë kërkohet vëmendje, ndoshta ngritja e një Komiteti Ekonomik Kombëtar,me një strategji të qartë, dhe në fund ekzekutim efektiv i strategjisë. Sa shumë mund të fitonim nëse i parapërgatitemi situatës duke:

1 –Identifikuar nevojat e ekonomisë globale të pasvirusit, dhe te përqëndrojmë forcat tona në ato sektorë që bota do të ketë më shumë nevojë ( ofertë dhe kërkesë në formën më të pastër,selektive)

2 – Të bashkëpunojmë ngushtë me ekonomistë dhe bisnesmenë, ( sic ishin mjekët në luftën kundër Covid 19, do të jenë bisneset në luftën për rimëkëmbjen ekonomike) pse jo duke ngritur Komitetin e Ringritjes Ekonomike.

3 – Të nisim një fushatë të gjerë për të nxitur konsumatorët të konsumojnë produkte shqip,qoftë dhe produktet shpirtërore Shqiptare!

Mësim ky i marrë nga të gjithë fqinjët pas vitit 90′. Sa të thjeshta dhe të mundshme janë të treja këto, dhe sa avantazhe mund të na sjellin, kur kriza të shpaloset plotësisht! Por çfarë po bëjmë aktualisht? Po merremi me “Koshin pas të vjelave” , e lagu se lagu??!!! Kjo valë pandemie kaloi… Prandaj të dashur miq këtë shkrim do ta mbyll, me pikën e fundit për të cilën kam diskutuar, që në fillimet e pandemisë, si formula sekrete, që mund të na shpëtoj nga Covid -19, 1-Psikovirusi, 2-Infodemia, 3-Politikovirusi dhe 4-Krizovirusi Ekonomik. Beteja për të mbijetuar mbi këto kërkon më shumë se 11 Deputet në parlament (të vetmit që po flasin për thembrën e Akilit),Krizoekonovirusi!! Nevojitet që muajt e ardhshëm, për të mundur këto faktorë të mëdhenj të frenimit dhe regresit të vendit tonë, lipset, që të gjithë të jemi të ndriçuar në bashkimin tonë jo politik por Atdhetar!”, nënvizon deputeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Loni

    9 Maj, 2020 at 5:46 pm

    Ky ska folur njehere ne Kuvend, tani u kujtua?
    Duhet ti kete mbetur ora te propozitovirusi ketij.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta citon parathënien e “Kanonit të Zhurisë”/ “Qeveria e detyruar të ruajë lirinë e njeriut”

Publikuar

-

Nga

“Çdo pune që rrëzon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut”.

Me këtë shprehje të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913, presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Meta thotë se ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar.

Kreu i Shtetit deklaron se parimet kushtetuese duhen mbrojtur me forcë dhe vullnet, ndërsa thekson se vetëm kështu mund të arrihet një gjyqësor iu pavarur dhe funksional.

“Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.

Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998. Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëjtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi.

LEXO EDHE:  Propozimi i Trump/ “Koronavirusi të trajtohet me ilaçin e malaries”

LEXO EDHE:  Bilanc i frikshëm në Itali/ 349 të vdekur në 24 orët e fundit

“… Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian: Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit; Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional; Zgjedhje të lira dhe të ndershme; Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.”, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon emailin zyrtar/ “Provat vërtetojnë djegien dokumentave në Ministrinë e Shëndetësisë”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka publikuar sot provat zyrtare që sipas tij vërtetojnë se në Ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente pas denoncimit të tenderave sekretë.

Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun se gënjeu publikisht dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente.

Demokrati thotë se arsyet dhe përgjegjësit duhet t’i zbulojë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, të cilën e akuzon se po vazhdon të flejë mbi hirin e korrupsionit.

Sipas tij, emaili zyrtar vërteton se zjarri ka rënë në katin e Zyrës së Prokurimeve, ku ndodhen kontratat sekrete të tenderave korruptivë dhe se janë djegur dokumenta, që më pas, janë shuar me ujë.

“Një muaj më parë, ne denoncuam zhvillimin e procedurave korruptive të tenderimeve me kontrata sekrete. Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave.

Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr. E vërteta është kjo. Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës. Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.

Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 31 pacientë me koronavirus, mes tyre një mjek dhe një infermier

LEXO EDHE:  Të ardhurat për frymë/ FMN: Shqipëria ndër më të varfrat e Europës

Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”. Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje”, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp.

Ish-deputeti vijon fjalën më tej duke thënë se: “është vjedhja e shqiptarëve të varfëruar, së bashku me klientet e veta FARMANET, EUROMED, O.E.S. DISTRIMED, që e detyroi Ogerta Manastirliun të mashtrojë qytetarët. Është blerja me dy deri në katër fish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respiratorëve, që ka detyruar Ministren të urdhërojë djegien e dokumenteve dhe fshehjen e ngjarjes. Është babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve që i detyron të zhyten edhe më shumë në krim, duke i vënë zjarrin dokumenteve apo duke zhdukur provat.

Çdo qytetar që ka humbur vendin e punës, çdo qytetar që e merr të përgjysmuar rrogën, çdo tregtar që kjo qeveri e ka zhytur më borxh, çdo shqiptar që po vuan padrejtësinë e kësaj qeverie sot ka të drejtë të ndjehet i tradhëtuar prej saj. Vjedhja e qytetarëve në kohë pandemie është tradhëti kombëtare. Qytetarët e varfëruar edhe më shumë këtë kohë nga abuzimi, keqpërdorimi i parave të tyre dhe nga mungesa e mbështetjes nga shteti, kërkojnë drejtësi. Hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg!”

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky email zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Injorimi i kritikave dhe faktorëve opozitarë/ Basha drejt katastrofës

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha përpiqet shpesh që të jetë mohues, të jetë injorues e të mos vlerësojë faktorë të fortë të opozitarizmit.

Këtë e bëri edhe dje. Ndërkohë që ishte lajmëruar disa javë më parë një protestë në ditën e fitores mbi Fashizmit dhe ditën e Europës, kishte pasur një procedurë të dërguar në polici për leje, gjithashtu mediat e kishin raportuar, Lulzim Basha zgjodhi pikërisht të njejtën orë që ishte protesta të dalë në një konferencë shtypi.

Zakonisht Luli del gjithmonë pas orës 12. Në konferencë dje doli pikërisht në orën 11, 11 e pak minuta, në momentin kur zhvillohej protesta. E pyetur nga gazetarja e Fax News, Lulzim Basha tha se nuk qe në dijeni të protestës. Pra, kemi një kryetar opozite në karrige, i cili nuk di se disa faktorë opozitarë, ku përfshiheshin edhe njerëzit e rezistencës ndaj Teatrit Kombëtar, kishin dalë në një protestë në ditën e Europës. Lulzim Basha ndoshta është i vetmi kryetar i një partie në botë që nuk di se faktorë të tjerë opozitarë janë në protesta dhe janë rrugëve.

Ndoshta kërkon që me fasadë, me injorim dhe duke bërë rolin e të paditurit të tregojë se ata nuk vlejnë, se opozita e vetme është ai, se pazaret me Edi Ramën i bën ai dhe vetëm ai, zgjedhjen ndaj qeverisë e vendos ai dhe vetëm ai, se gjithçka kalon nëpërmjet tij, që nga skandalet që shkojnë në SHBA me financime nga ofshorë rusë, deri tek faktorët të cilët e kanë detyruar rastësisht në të paktën 4 ngjarje të ketë lidhje të forta me rusët.

Lulzim Basha dje bëri indiferentin dhe tentoi të injoronte një faktor të rëndësishëm opozitar, një nga më të fortët në rrjetet sociale, por edhe të mbështetur nga shumë faktorë të djathtë. Altin Goxhaj dhe një grup të rinjsh, pjesë e një aktiviteti të fortë edhe në mbrojtje të Teatrit, edhe në aksione kundër qeverisë dolën protestuan dhe Luli nuk dinte asgjë sepse ata nuk i kishin marrë leje Lulit.

Kështu ndodh me Lulzim Bashën, injoron faktorë të rëndësishëm të protestës opozitare, injoron kritikët brenda partisë, injoron mediat që thonë faktet dhe të vërtetat e tij brenda PD-së. I injoron, i sulmon, i akuzon dhe në fund shkon në zgjedhje dhe dështon. Kështu ndodhi me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2017-ës. I injoroi, nuk foli, nuk reagoi për senatorët, për elitën e PD-së që hoqi nga lista, e kaloi me një fjalë “nuk është e thënë të jesh përjetësisht deputet”. Dhe ata i zëvendësoi me një tufë budallenjsh, të paaftësh dhe injorantësh, të cilëve i dha mandatin e deputetit dhe e shikoni gjendjen e Parlamentit sot për të kuptuar kush ishte lista e Lulzim Bashës.

Kështu bëri, pra injoroi edhe shumë media të forta të zërit opozitar të së djathtës, të cilat e kritikuan ashpër, i nxorrën fakte dhe argumenta. Lulzim Basha sërish i injoroi. Më pas filloi të thonte se ata ishin paguar nga Edi Rama, ishin bashkëpunëtorë të tij dhe në këtë situatë është edhe sot. Injoron faktorë opozitarë, kritikët e tij, mediat që i thonë faktet në sy dhe këtë e bën me qëllimin e vetëm për të treguar se vetëm ky është një faktor i rëndësishëm, ndërsa të tjerët nuk vlejnë.

Por në fakt, mesa duket ata vlejnë më shumë se vetë Lulzim Basha dhe në qoftë se Luli me logon e tij mund të marrë 450 mijë vota, reagimet e kritikëve, heqja nga lista e senatorëve dhe përplasjet me mediat kritike brenda së djathtës, i shkaktuan një dëm të paktën 200 mijë vota në zgjedhjet e 2017-ës, pasi rreth 200 mijë demokratë mendonin njësoj si faktorë të tjerë opozitarë, si kritikët e Lulzim Bashës, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 31 pacientë me koronavirus, mes tyre një mjek dhe një infermier

E nëse Basha do të dilte i vetëm të garonte njëherë nuk do të merrte asnjë votë, ndërsa me siglën e PD-së regjistroi një katastrofë minus 200 mijë vota, të cilën kërkon ta rikuperojë duke mbajtur LSI-në dhe disa parti pazarxhije që kanë qenë pjesë mbështetëse thelbësore për ardhjen e Rilindjes në pushtet. Dhe sot Lulzim Basha vazhdon në të njejtën rugë. Dje e përsëriti sërish, injoroi një faktor opozitar, i cili nuk është pa veshë, qoftë edhe me 5 vota ka më shumë aksione se Basha, pa folur këtu edhe për aktorë të tjerë opozitarë qoftë edhe nisma Thurje e hajdutit Besjan Pesha apo emra të tjerë të Shoqërisë Civile, të cilët janë kritikë apo oponentë të qeverisë, të cilët nuk bashkohen me Lulzim Bashën pasi e shohin si një palaço të kryeministrit në krye të opozitës.

Kështu bën Luli gjithmonë, i mohon, injoron dhe pastaj regjistron katastrofën e radhës dhe me rrugën që ka nisur duket se përsëritjen e saj e ka të pashmangshme. Me shpresën  se Edi Rama do t’i lërë pushtetin në tavolinë dhe se zgjedhjet e ardhshme ai i ka të fituara me kutitë bosh, duket se Lulzim Basha i ka bërë keq llogaritë sërish duke mos u marrë me Edi Ramën, duke mos bashkuar opozitën, duke mos u bërë gati me një opozitë, me një strukturë politike për të fituar zgjedhjet, por duke bërë luftë brenda llojit.

E kështu e ka bërë edhe para 4 vitesh e po e bën edhe tani dhe gjithçka duket se po i shkon keq e më keq. Sot një vit para zgjedhjeve, opozita nuk duhet të diskutonte fitoren, por duhet të fliste a do të kishte një mazhorancë kushtetuese, ndërsa shumë faktorë edhe zëra të rëndësishëm brenda opozitës nuk japin garanci se me Lulzim Bashën mund të fitohen zgjedhjet e ardhshme.

Kjo sepse Luli nuk e ka mendjen te opozitarizmi, nuk e ka mendjen tek faktorët e opozitës, nuk e ka mendjen të bashkojë të djathtët, nuk e ka mendjen ta mbështesë protestën, por mendja e tij rri në një vend, si e si të bëjë pazarin e radhës për të thithur milionat nga kryeministri Rama, ashtu siç bëri me pallatin e vjehrrit në Vlorë, ashtu siç bëri edhe me trajtimin e PD-së si një forcë gjobaxhinjsh me shembullin e padiskutueshëm që janë vilat dhe denoncimet për ooligarkun Agron Papuli.

Ky pra është Lulzim Basha, ai që ka shpallur fitoren për zgjedhjet e ardhshme, por që kutitë i ka bosh dhe në vend që të merret me Edi Ramën injoron publikisht faktorët opozitarë, por nga ana tjetër i lufton ata në mënyrë të ashpër. Mesa duket, lufta brenda llojit ka për ta çuar sërish në një katastrofë elektorale Lulin bashkë me kunatin e tij dhe servilët që ka nga pas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE