LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oferta e bujshme e Realit/ Dy yje dhe para për të transferuar Sanchon

9 Maj 2020, 08:50, Sport CNA
Oferta e bujshme e Realit/ Dy yje dhe para për të transferuar Sanchon

Real Madridi nuk do të mund ta transferojë objektivin e saj kryesor për afatin kalimtar të verës që është Kylian Mbappe. Paris Saint Germain nuk e kanë ndërmend ta lënë të lirë francezin, teksa ai po mendon edhe rinovimin e kontratës.

Ndërkohë te Reali nuk janë duke humbur kohë dhe kanë kthyer sytë tek ylli anglez i Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Gjermanët e vlerësojnë xhevahirin e tyre 130 milionë euro dhe skuadrat si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United po e kërkojnë me ngulm.

Por tani 13 herë kampionët e Evropës janë futur fuqishëm në garë për të dhe e duan për krahun e djathtë të sulmit. Mediat spanjolle kanë raportuar se Reali është gati t?i sakrifikojë dy yje të skuadrës si dhe të ofrojë një shumë të parave për anglezin.

Mbrojtësi Achraf Hakimi që ka kaluar dy vite si i huazuar te gjermanët dhe mesfushori i talentuar Brahim Diaz pritet të përfshihen në ofertë. Marokeni vlerësohet 50 milionë euro, teksa talenti spanjoll që po kërkohet nga BVB 20 milionë.

Përveç dy lojtarëve, Real Madridi është gati t?i ofrojë edhe 60 milionë euro Dortmundit për ta bindur ta lënë të lirë Sanchon. Klubi gjerman tani është në një situatë shumë të vështirë, pasi në një anë dëshiron dy yjet e Realit, por në anën tjetër synonte të shiste Sanchon vetëm me para.

Lajmet e fundit nga