LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilir Demalia/ Tirona ka vdek, tironsit kanë ngordh!

9 Maj 2020, 14:56, Opinione CNA
Nga Ilir Demalia/ Tirona ka vdek, tironsit kanë ngordh!

Një qytet që nuk ka referenca të trashegimisë kulturore dhe urbane është I vdekur.

Erion Veliaj i drejtohet Ilir Metës, me këtë status në FB!

?Ne tironsit kemi një shprehje për ata që fusin hundët në punën e tjetrit: Graj gomarin tat?.

A ka ardhur puna ti thotë vetes tironas, ky 99 mashtrues që sëbashku me Zeusin e tij, paraardhes dhe sot kryeministër e kanë shkatërruar Tironën, në atë farë derexheje sa nuk I kanë lonë nom e nishon në të dhomin sytë me e pa sa të plas zemra?!

Tirona ka vdek, ne tironcit kon ngordh.

Kështu që Ramë-Veli-Rilindjen nuk ka gjo që e ndalo për me e bo Tironën si qenef të Rilindjes si vetë Rilindja.

Do e bëjë se paraja la e ly gjithandej. Opozita është kthyer në nje gadavër që ka qelb dhe më shpresën për të ardhmen e vendit, në luftën e bandave për pushtet , pa ide, pa moral, pa strategji, por si një galloshe ë vjetër, I ka ngel Ora ke ?dhjetori? 90 me komunistë e antikomuniste aty ku u bë marveshja e ndërrimit pushtetit për mbajtjen e klasës në pushtet. Dhe rezultati êshtë ky që kemi sot.

Media që tashmë qartasi paguhet nga me 2 -3 rroga ekstra nga administrata apo borde të ndryshme, tregon qartasi se media shërben si bisht I bandave të pushtetit. E njejta gjë me shoqërinë civile.

Populli? Populli është në pritje të ndonjë qeseje ndihme duke kercyer nga gëzimi si majmunëve kur i hedhin ndonje cope banane dhe as pjerdhin për Teatër apo pse po shëmbet Teatri. Luks I madh Teatri për një vend ku fondet I merr nga shtet-krimi për shërbimin e ururakarizmit pushtetit dhe arti në pergjithesi

Vetëm pavarësia e artistit e bën atë krijues të pavarur dhe luftëtar të se drejtës. Artistët në Shqipëri kanë qenë dhe janë peng I shtetit prej ku paguhen. Sot presin një fond nga Lali Eri apo nje pension special nga kryeministri, apo një dekorate nga Presidenti si uturakë pushteti.

Pikërisht, sepse, në Shqipëri nuk ka raporte vlerash dhe hierarki vlerash por uturake bandash pushteti, Shqipëria është dhe do t? vazhdojë kështu: duke genjyer-manipuluar dhe simuluar një shoqëri pa vlerë por vetëm që genjen vetveten.

Këto I di mirë Rama me krriçin e tij Lali Erin.

Foto poshte Lali Erit, është një Mulli me ere I vitit 1787 në James Town, Road Island që ruhet si trashegimi kulturore e qytetit dhe si pike ku shkojne turiste. E fotografine pardje.

Lajmet e fundit nga