Connect with Us

Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

Bota

Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

Publikuar

-

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë.

Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”. 

Deutschland Frankfurt am Main Flughafen | Coronavirus (Getty Images/AFP/T. Silz)

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Polen Swiecko Grenze zu Deutschland | Coronavirus | Kontrollen (DW/A. Horbacz)

Hapje në dy faza

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. “Prandaj masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”.

LEXO EDHE:  Pas Brexit, BE: Gati t’i ofrojmë Britanisë diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë

Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.

14 ditë karantinë

Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase. Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore “. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Publikuar

-

Nga

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën globale për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, madje duke dhënë si argument bindës,  se vajza e tij ishte vaksinuar. Autoritetet ruse e kanë aprovuar dhe do të fillojnë prodhimin masiv.

Megjithatë, shumë ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me vaksinën a ditëve të fundit. Ajo ende nuk ka kaluar provat e fazës-3, të cilat konsiderohen thelbësore për të garantuar sigurinë e një vaksine, shkruan Business Insider.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, është ndër ata që kanë shprehur shqetësime në lidhje me procesin e shpejtë të ndërmarrë nga vendet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, në garën për të prodhuar një trajtim.

LEXO EDHE:  “Kjo është e vetmja armë”/ Çomo mesazh të fortë qytetarëve: Të shtruarit të Infektivi, në gjendje të rëndë



Kriza e koronavirusit ka krijuar një garë secili nga kombet do të jetë i pari që zhvillon një vaksinë, duke fituar ndikim dhe prestigj gjeopolitik, si dhe mijëra jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të Coronës

Kohët e fundit Rusia është akuzuar nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar për përpjekje për të hakuar qendrat e tyre të kërkimit shkencor koronavirus.

Njoftimi i Rusisë po trajtohet me kujdes, pasi instituti që zhvilloi trajtimin ka lëshuar informacion të kufizuar mbi vaksinën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



LEXO EDHE:  Tritan Kalo mesazh qytetarëve/ Do ta fitojmë betejen me Covid-19, dëgjoni këshillat e mantelbardhëve

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

LEXO EDHE:  Simuloi atentatin për azil në BE/ Ndalohet 34-vjeçari në Dibër

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

LEXO EDHE:  Simuloi atentatin për azil në BE/ Ndalohet 34-vjeçari në Dibër

LEXO EDHE:  Tritan Kalo mesazh qytetarëve/ Do ta fitojmë betejen me Covid-19, dëgjoni këshillat e mantelbardhëve

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.



“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re./ VOA

LEXO TE PLOTE