LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

9 Maj 2020, 13:59, Kosova & Bota CNA
Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur numrat e të infektuarve me koronavirus krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga 411 teste të bëra.

Media “Iliria News Agency”, raporton se personat pozitivë janë përkatësisht 12 nga Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.

Gjithashtu mësohet se ka humbur jetën edhe një i infektuar nga Velesi, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar në total 1622 qytetarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga