Connect with Us

Ish deputetit i kërcënojnë vajzën me jetë

Kosova & Rajoni

Ish deputetit i kërcënojnë vajzën me jetë

Publikuar

-

Ish deputeti Milaim Zeka ka denoncuar një person, i cili përmes rrjeteve sociale i ka kërcënuar vajzën e tij me jetë.

Zeka ka publikuar bisedën me personin në fjalë, i cili i ka shkruar “a ma qet qiken me ta therr”.

“A duhet te reagojme si shoqeri?! A na ka mbete ndonje pike dashurie dhe respekti, te pakten ndaje femijeve?! Po shteti, a duhet te reagoje?!”, ka shkruar Zeka, i cili më pas e ka fshirë postimin duke reagur sërish me një postim të dytë ku bën me dije se me rastin në fjalë po merret policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur numrat e të infektuarve me koronavirus krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga 411 teste të bëra.

Media “Iliria News Agency”, raporton se personat pozitivë janë përkatësisht 12 nga Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.

LEXO EDHE:  Dhunonte dhe kërcënonte me armë bashkëshorten/ Parandalohet krimi në familje

Gjithashtu mësohet se ka humbur jetën edhe një i infektuar nga Velesi, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar në total 1622 qytetarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Manipuluan me çmimet/ Gjobiten me 4 milion euro 14 kompani të nafte

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, ka gjobitur me 4 milionë euro 14 kompani nafte pasi kishin manipuluar çmimet.

Sipas asaj që raporton “Koha” kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Në nëntorin e kaluar AKK-ja kishte gjetur fakte se për shkak të manipulimit me çmimin e naftës, fitimi i kompanive ishte rritur deri në 124 për qind.

Dyshohet se kompanitë e naftës janë marrë vesh paraprakisht me njëra-tjetërn për rritjen e çmimit të naftës.

Pas zhvillimit procedural, Komisioni i Autoritetit, më 6 maj 2020 ka vendosur masën ndëshkuese administrative në shumën prej 4 milionë euro ndaj 14 kompanive nën hetim.

LEXO EDHE:  FOTOT-Shëndetësi falas?/ Denoncimi i qytetarit vërteton të kundërtën

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Gjyqtarja bën vetë eksperten, shpjegon vetë fenomenin e baticës dhe zbaticës

Sipas informacioneve, të 14 kompanitë, me veprimet e tyre, kanë kryer shkelje të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës , përkatësisht nenit 4 për “Marrëveshje të ndaluara apo praktikë e bashkërenduar”.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk i ka bërë ende publike emrat e kompanive dhe dënimet individuale për secilën nga to, por sipas asaj që raporton “Koha” mes tyre dyshohet se janë  “Hib Petrol”, “Al-petrol”, “Ex Fis”, “Lab Oil” e “Petrol Company”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Regjistrohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër viktimë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kosovë si shkak i koronavirusit.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton në raportin ditor se ka humbur jetën një 63-vjeçare që vuante nga sëmundje kronike të veshkave dhe disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, raportohet se në klinikë janë duke marrë mjekimin 12 pacientë, 9 nga të cilët janë në gjendje të stabilizuar dhe 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Gjyqtarja bën vetë eksperten, shpjegon vetë fenomenin e baticës dhe zbaticës

Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën në Kosovë 27 të infektuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE