Connect with Us

Gafat e Rudinës bëhen virale/ S’përmbahet moderatorja: Ata janë perla o bukëshkalë

Showbizz

Gafat e Rudinës bëhen virale/ S’përmbahet moderatorja: Ata janë perla o bukëshkalë

Publikuar

-

Moderatorja Rudina Magjistari njihet për gafat dhe lapsuset e shumta që bën gjatë emisionit të pasdites.

Faqet e memeve i kanë publikuar këto video, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale.

Mirëpo pak më parë ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, e cila tejet e irrituar i është përveshur keq publikuesve të këtyre videove.

Rudina thotë se këto video janë perla dhe jo gafa, ndërsa thekson se kështu ajo ka bërë shumë njerëz të qeshin pafund.

“Kaq i rrallë është spontaniteti në këtë vend, natyralja, e vërteta, sa habiten kur e ndeshin. Dhe i duket se ç’gjëmë ka ndodhur! Mesa duket ka aq shumë falsitet e injorance, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një televizion natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket si herezi. Në vend që të kënaqeni e të shijoni një komunikim joskematik, protestoni se sa poshtë ka rënë televizioni. Po turp, s’ju vjen?!
I quani gafa, po nga ato të gjithë bëjmë e të gjithë qeshim me njëri-tjetrin. Kurse unë do t’i quaja perla more të uruar, sepse na e rrëmbejnë një buzëqeshje gjatë ditës. Sigurisht, ndryshe nga tuajat, apo edhe nga ata që bëjnë një program një dite të vetme në javë dhe kanë kohë ta krasisin siç duan, ato të miat kane më shumë vizibilitet. Sepse gjërat janë të lidhura: orët televizive në transmetim, intensiteti, publiku, audienca, shtrirja në vite e programit, dhe sidomos po të kthehet në objektivin tuaj, sigurisht që duken shumë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Video-Fiks –Fare paralajmëron skandalin/ Familja nuk fle dot gjumë natën, prej zhurmave

Moderatorja deklaron se nuk i pëlqen të përgatisë skenare ndaj edhe çdo gjë është spontane, ndërsa këtë e quan stil unik të të bërit televizion.

“S’po merrem pastaj me rastet, kur unë vetë i ngacmoj të ftuarit me humor dhe ata “të mprehtët”, që janë mësuar vetëm me standardin e humorit të hungërimave, e quajnë si lajthitjen e rradhës. E di që shumë prej jush, do thonë “po c’merresh me ta”! S’ia vlen! Po ja, që duhet ta shkruaj pikërisht për ta. Që të lexojnë e të kuptojnë, se televizioni në fund fare është argëtim, përveçse informim dhe edukim. Dhe jam krenare që programi im i përmban denjësisht të gjitha këto. Shumë prej jush kanë mësuar pafund nga ky program, ku është prekur çdo lloj teme e dhënë këshilla e mësime në të gjitha format me shumë përkushtim dhe kjo mua më përmbush. Pavarësisht, se është dëshpërues fakti se jeni bukëshkalë e të paedukuar. Ju dashakeqë, që kujtoni se po bëheni interesante, uroj t’ju hyjë ndonjë gjë në kokë nga këto, se po s’hyri në kokë do hyjë në këmbë… Jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën”, përfundon Magjistari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Trejsi Sejdini rrëfehet për jetën në SHBA/ Si përfundova nga makinat luksoze te udhëtimet me tren

Publikuar

-

Nga

Ish miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një nga vajzat më të komentuara të mediave rozë për shkak të natyrës provokuese, por edhe për shkak të sherreve të shumta.

“Gangsterja e Elbasanit” siç njihet ndryshe në botën e medias dhe për publikun e gjerë, është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ajo ka rrëfyer se si përfundoi nga makinat luksoze te udhëtimet me tren në një lidhje me “Pop Culture”.

LEXO EDHE:  Samsung shfaq për herë të parë Galaxy S6 në një video

“Këtu jeta është shumë ndryshe, të gjithë përdorin Uber (një lloj taksie) ose tren ekspres, të gjithë njerëzit e pasur përdorin këto jo makinat e shtrenjta. Edhe pse unë për herë të parë kam hipur në tren këtu”, tregoi Trejsi, ndërsa theksoi se tashmë ajo po punon me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berishën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Kim Kardashian publikon foton me bikini të Kris Jenner/ Hap arkivat dhe surprizon nënën e saj

Publikuar

-

Nga

Biznesmenia Kim Kardashian ka vendosur të surprizojë nënën e saj Kris Jenner duke e uruar më herët për Ditën e nënës.   Ndonëse nuk është sot Dita e nënës, ajo ka menduar dhurata shumë të vecanta për të shtrenjtën e saj.

Në një postim në Instagram, Kim ka publikuar disa foto të hershme të rinisë së mamasë së saj dhe ka ndarë me ndjekësit një foto me bikini të Kris Jenner.
Krahas saj ajo ka treguar se ka blerë aparatin fottografik me të cilin janë shkrepur fotot e dasmës së Kris Jenner me babain e saj.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr videon/ Si mashtroi Rama për taksat

LEXO EDHE:  Video-Fiks –Fare paralajmëron skandalin/ Familja nuk fle dot gjumë natën, prej zhurmave

“Ky është një postim i hershëm për ditën e nënës dedikuar nënës time. Mamaja më e mirë në të gjithë botën! Nuk mund të prisja t’ia dhuroja këto dhurata. Jetoj për dhurata shpirtërore dhe u emocionova shumë kur gjeta fotografin Alfred Garcia i cili kishte realizuar fotografitë e dasmës së nënës time.
Mblodha të gjitha fotot e dasmës dhe bëra një album me to. Ajo nuk i ka parë këto foto kështu që do të jetë shumë emocionuese kur ti shohë”, shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

BOOM- E veshur vetëm me një fustan rrjetë/ Modelja e Playboy tejkalon kufijtë e imagjinatës

Publikuar

-

Nga

Modelja e fitnesit Ana Cheri nuk ka lënë vend për imagjinatën në foton e fundit të publikuar në Instagram. Bukuroshja brune ka ndezur komentet teksa është shfaqur e veshur me një fustan rrjetë ku duken të gjitha format e saj.

Modelja e Playboy provokon shpesh herë me fotot e saj por kjo e fundit ka thyer rrjetin.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr videon/ Si mashtroi Rama për taksat

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE