Connect with Us

Foto/ Përfundon me sukses misioni i 60 infermierëve shqiptarë në Itali

Shëndeti

Foto/ Përfundon me sukses misioni i 60 infermierëve shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Ka përfunduar me sukses misoni i 60 infermierëve shqiptarë të cilët shkuan në Itali në ndihmë të kolegëve të tyre në luftën ndaj Covid-19.

Pas 19 ditësh qëndimi në shtetin fqinj, ata janë kthyer sot në Rinas, ndërsa janë pritur nga zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian 🇦🇱🇮🇹 🤝
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali”, shkruam Manastirliu krahas fotove./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur numrat e të infektuarve me koronavirus krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga 411 teste të bëra.

Media “Iliria News Agency”, raporton se personat pozitivë janë përkatësisht 12 nga Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.

LEXO EDHE:  Trafik droge dhe prostitucioni/ Shkatërrohet banda shqiptare në Milano

Gjithashtu mësohet se ka humbur jetën edhe një i infektuar nga Velesi, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar në total 1622 qytetarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulen ndjeshëm rastet me Covid-19/ Ja sa arrin në total numri i të prekurve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 856.

Në një komunikim publik, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se në 24 orët e fundit janë testuar 224 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 6 prej tyre.

“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.
Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla.
Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec.
Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

LEXO EDHE:  Vodhën dy byzylykë floriri/ Dënohen me burg dy shqiptarë në Itali  

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera 10268
Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1”-tha Marjeta Dervishi.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH tregon “burimin” e epidemisë së koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët.

Sipas OBSH-së, tregu i ushqimeve të detit në qytetin Wuhan, në provincën kineze të Hubey, luajti një rol të rëndësishëm në shpërthimin e pandemisë.

Peter Ben Embarek, ekspert i OBSH-së për sigurinë e ushqimit dhe viruset zoonotike që kalojnë nga kafshët te njerëzit, theksoi nevojën për hulumtime të mëtjsjhme në shoqërimin e COVID-19 me kafshët.

Duke komentuar rolin e tregut në Wuhan në shfaqjen e epidemisë, Embarek tha se “është e qartë që tregu ka luajtur një rol në këtë, por ne nuk e dimë se çfarë roli luajti ai”.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero bën apelin e fortë/ “Të mos ulet vigjilenca, gjysma e dytë e pandemisë do jetë më e gjatë”

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero bën apelin e fortë/ “Të mos ulet vigjilenca, gjysma e dytë e pandemisë do jetë më e gjatë”

Embarek theksoi se tregu në Wuhan kishte një rol në shpërthimin e epidemisë, si një burim ose ndoshta si një “mjedis forcues”.

Ai theksoi se burimi i COVID-19 janë lakuriqët, por kjo çështje duhet të ekzaminohet në detaje.

Siç tha ai, ndoshta kafshët e sollën këtë virus në treg ose njerëzit që morën virusin përpara se të vizitonin këtë vend.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ofruan pretendime në fillim të këtij muaji se virusi kishte origjinën në një laborator në Wuhan.

Qeveria kineze mohon këto pretendime, duke thënë se çështja është e politizuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE