LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Dy punonjës bien në kontakt me korentin, humb jetën njëri prej tyre

9 Maj 2020, 09:42, Kronika CNA
E rëndë/ Dy punonjës bien në kontakt me korentin, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz, ku një punëtor ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me korentin.

Mësohet se dy punonjës të një kompanie interneti kanë rënë në kontakt me korentin, paraditen e sotme gjatë punës në Laknas teksa ishin duke bërë një instalim.

Ndërkohë, shoferi i furgonit të kompanisë tentoi që t’i transportonte me shpejtësi drejt spitalit për t’u dhënë ndihmën e parë, por në rrethrrotullimin e Kamzës përplasi një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Policia e shtetit deklaron se si pasojë e aksidentit, njëri nga dy punonjësit e kompanisë që e kishte zënë korenti humbi jetën. Ndërkohë që punonjësi tjetër i kompanisë dhe i moshuari që u përplas nga furgoni i kompanisë së internetit janë dërguar në spital nga ambulanca dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga