LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do transferohej te një ekip i madh, por Olainkën e ndjek fati i keq

9 Maj 2020, 10:50, Sport CNA
Do transferohej te një ekip i madh, por Olainkën e ndjek fati i keq

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Shqipëri, Piter Olainka, ishte duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Slavian e Pragës këtë edicion futbollistik, deri para pezullimit të futbollit për shkak të Koronavirusit.

Goli i shënuar ndaj Interit dhe paraqitjet e shkëlqyera në Ligën e Kampionëve, bënë që Olainka të mendonte për të bërë hapin e rëndësishëm duke kaluar në një skuadër më të madhe në merkaton e verës.

Megjithatë nuk pritet të ndodhë kështu, pasi sulmuesin nigerian e ka ndjekur fati i keq. Kampionati në Republikën Çeke ka caktuar datën 25 maj për rinisjen e futbollit, por Olainka do të jetë i detyruar të qëndrojë larg fushave të blerta për 3 muaj.

Sulmuesi pasi po kryente stërvitjen me ekipin e tij, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e tij dhe i është nënshtruar operacionit menjëherë, teksa nga përgjigjet është thënë se do mungojë 3 muaj, duke e mbyllur kështu përfundimisht sezonin aktual dhe do jetë gati për sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga