LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha pa kritika për Metën/ "Presidenti është i majtë, jam realist"

9 Maj 2020, 16:32, Politikë CNA
Berisha pa kritika për Metën/ "Presidenti është i

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të japë kritika për presidentin Ilir Meta, ndonëse kohët e fundit është përfolur për një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se kritikat e vetme i ka për Ramën dhe për dy apo tre persona që janë pranë tij.

“Unë në Shqipëri kam kritikë për një njeri dhe vetëm për një njeri dhe ky quhet Edvin Kristaq Rama. Unë i qëndroj fuqishëm se e konsideroj atë një gjëmë të vërtetë për shqiptarët. Dhe nëse e keni vënë re, i gjithë fokusi im është tek ai dhe tek dy-tre persona pranë tij”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”.

Gazetarja Nisida Tufa i kujtoi atij deklaratën se Meta është me bindje të majta, ndërsa Berisha e përsëriti sërish këtë.

“Ai është i majtë po kjo nuk na ka penguar që të kemi një koalicion qeveritar. Në këtë koalicion qeveritar realizuam objektiva të mëdha. Unë nuk mund asnjëherë të mos jem realist në vlerësimet e mia”, theksoi ish-kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga