LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armir Shkurti tregon çfarë ndodhi në Sheshin Skëndërbej/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave  

9 Maj 2020, 11:11, Politikë CNA

Gazetari Armir Shkurti në një prononcim për CNA.al ka treguar se çfarë ndodhi sot në protestën e organizuar nga Shoqëria Civile, në Tiranë.

Armir Shkurti tha se ishte një përkujtimore për 9 majin, Ditën e Fitores mbi diktaturën nazi-fashiste, por policia pengoi fillimin e përkujtimores dhe zhvillimin e saj.

?Një grup qytetarësh sot vendosëm të përkujtojmë 9 majin, Ditën e Fitores mbi DIKTATURËN nazi – fashiste dhe Ditën e Europës. 5 ditë më parë në Tiranë dhe rrethe u përkujtua 5 maji, dita e Dëshmorëve. Përkujtim që shkoi qetë, pavarësisht masivitetit dhe pjesmarrjes së personave të moshës së tretë.

Ndryshe ndodhi sot! Sheshi Skënderbej qe i tejmbushur me policë të cilët me dhunë penguan FILLIMIN e përkujtimores, pale zhvillimin e saj. Tërheqja e pjesmarrësve me dhunë dhe futja masive në makinat e policisë dukej qartaz se më shumë qe demonstrim force për të dekurajuar çdo zë kundër politikave të qeverisë Rama për karantinim.?-tha Armir Shkurti.

Më tej ai paralajmëroi se nuk do të tërhiqen nga protestat, por përkundrazi ato do të përshkallëzohen.

?Në emër edhe të pjesmarrësve të tjerë garantoj se protestat jo vetëm do vazhdojnë por edhe do të përshkallëzohen! RRUGËT DHE FORMAT JANË PAFUND!?-tha Armir Shkurti për CNA.al.

Lajmet e fundit nga