Politikë
Akuzat e forta/ Rama përgjegjësi direkt për dhunën ndaj qytetarëve dhe babëzinë e vjedhjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve sot në Sheshin Skëndërbej.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën direkt përgjegjës Ramën për dhunën e ushtruar.
Po ashtu, edhe në lidhje me çështjen e Tetrit Kombëtar, Basha thekson se është babëzia e vjedhjes nga ana e kryeminsitrit që qëndron pas vendimit që i hap rrugë shembjes së tij.
“Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.
Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Basha./ CNA.al