Connect with Us

8 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 31 pacientë

Kosova & Rajoni

8 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 31 pacientë

Publikuar

-

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Mësohet se nga këta janë diagnostikuar 8 raste me SARS-CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se rastet pozitive janë raste kontakti 3 nga komuna e Prishtinës, 2 nga komuna e Mitrovicës dhe me nga 1 rast vendbanimet Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 31 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 653.

LEXO EDHE:  Marrveshja me Serbinë/ Thaçi: Kosova nuk pranon marrëveshje pa miratimin e Uashingtonit

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 09 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 4.077.955 raste të COVID-19 dhe 279.071 raste vdekjesh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin kundër nismës së ‘mini-Shengenit’ ballkanik

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër nismës së përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë e njohur deri sot si mini-Shëngeni ballkanik. As ndryshimi i emrit në Ballkani i Hapur, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

Rozafa Kelmendi

Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“, tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit të vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Analistët me të cilët bisedoi të enjten Zëri i Amerikës, kanë qëndrime të ndryshme. Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike e cilëson të duhur qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme.

Arber Fetahu
“Mini -Shengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe i jep asaj përparësi dhe rolin e shteti kyç në Ballkan, në këtë mënyrë i hap shtigje të jetë një lloj lidereje e Ballkanit dhe për të mbivendosur veten mbi të tjerët, prandaj Kosova nuk ka arsye t’ia hap këtë rrugë Serbisë marr parasysh që ajo së pari nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe së dyti me anë të mjeteve të saj ekonomike dhe mundësisë së lëvizjes së mallrave kërkon që ta fuqizojë pozitën e saj edhe më shumë dhe të mbivendoset si lidere”, thotë ai.

Analisti Ilir Ibrahimi e cilëson të gabuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Po nëse nisemi nga fakti se Kosova është vendi më i izoluar në Evropë një qëndrim i tillë është i pakuptueshëm sepse këto nisma nuk janë nisma të Novi Sadit siç e quan qeveria por janë nisma që kanë ardhur nga dy qendrat më të fuqishme botërore pra nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe të dalësh kundër nismave të tilla atëherë duhesh të kesh alternativë”, thotë ai.

Zoti Fetahu thotë se as Kosova dhe as rajoni, nuk kanë nevojë për nisma që synojnë zëvendësimin e agjendës së integrimeve evropiane.

Ky model besojmë që ka një tendencë të replikimit të modelit të ish Jugosllavisë, ku një shtet është më i fortë se tjetri dhe gjithçka është brenda karakterit regjional, prandaj edhe për këtë arsye kjo nismë është mirë që nuk është përkrahur“, tha zoti Fetahu.

Në asnjë moment unë nuk i kam parë deklarimet të cilat kanë ardhur nga zyrtarët e Uashingtoni apo Brukselit se Kosova nuk do të jetë e barabartë në këtë tryezë mirëpo Kosova e bën vetën të pa barabartë nëse nuk merr pjesë në këto tryeza. Pra, ku është interesi i këtyre dy fuqive të mëdha, pra Ëashingtonit dhe Brukselit që të krijojnë edhe një Jugosllavi të re, kur dihet që këto dy qendra kryesore kanë shkuar deri te bombardimi i asaj Jugosllavie për të krijuar vende të pavarura siç është edhe Kosova“, thekson zoti Ibrahimi.

LEXO EDHE:  Zhgënjimi me strategjinë e BE/ Edhe vendet anëtare kthehen nga Kina dhe Rusia për vaksinat

LEXO EDHE:  “Honxhobonxhot vazhdojnë merren me qeverinë”/ Rama i kthehet opozitës: Duan të vrasin me një gur dy zogj

Zoti Fetahu thotë se nismat e tilla në këtë periudhë e dëmtojnë Kosovën edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu nuk ka nevojë të jetë pjesë e një lloj iniciative kur as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha të pranishme marr parasysh se edhe Mali i Zi nuk ka pranuar, Bosnja dhe Kosova po ashtu, kështu që edhe nisma e mini Shengenit ka qenë gjysmake ku tash është krijuar një lloj trio e shteteve. Besoj që këto janë arsye të shumta dhe të duhura pse pozicioni i Kosovës është mirë që nuk është pjesë e kësaj nisme dhe në këtë situatë është mirë që është refuzuar kategorikisht pjesëmarrja në këtë iniciativë rajonale“, thotë zoti Fetahu.

Por, analisti Ibrahimi thekson se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj pavarësisht vendeve tjera të rajonit.

” Në një nismë të tillë nuk duhet harruar që jemi dy shtete të cilat janë të një etnie pra është Kosova dhe Shqipëria. Nëse je pjesë e një iniciative të tillë dhe dy nga ato gjashtë votat do të ishin vota shqiptare, atëherë nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pjesë e kësaj, pra është e pakuptimtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të interesuar për integrime, ku të mund të futemi në integrime të tilla duhet të futemi sepse ne jemi të izoluar, qytetari i Kosovës nuk mund të bëj asnjë hap pa e pasur një vizë ndërkohë që të gjitha vendet që kemi përreth i kanë liberalizimin e vizave dhe janë në procesin e integrimeve ndërkohë që ne jemi duke shkuar në rrugën e kundërt, jemi duke u izoluar gjithnjë e më tepët. Kujt i intereson kjo për popullatën më të re në Evropë është shumë e pakuptimtë“, thotë zoti Ibrahimi.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin e sotëm në Shkup./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Po luajnë me jetën”/ Ishulli i të pasurve një hap larg bllokimit

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardalias dhe profesor Vana Papaevangelou kanë deklaruar se ishujt Mykonos dhe Ios janë vetëm një hap larg bllokimit.

Hardalias u kërkoi  autoriteteve lokale, turistëve dhe mekanizmave të kontrollit të tregojnë më shumë kujdes për zbatimin dhe kontrollin e rreptë në lidhje me masat e mbrojtjes personale dhe funksionin e rregullave për distancimin social, veçanërisht në zonat me shumë njerëz.

Ai u shpreh se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritëm intensiv duke shtuar forcim të mekanizmave të kontrollit.

Ndër të tjera, Hardalias theksoi se ekziston një shqetësim i madh pas shpërthimit të rasteve ne Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.-raporton abc.

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Nga nesër kufizohet lëvizja në Kosovë, orari kur s’mund të dilet nga shtëpia

Nënsekretari i Mbrojtjes Civile njoftoi gjithashtu se Selaniku, Halkidiki, Xanthi, Florina, Evia dhe Tinos, si dhe komunat e Spetses, Sfakion dhe Chios janë duke shkuar drejt zonave “portokalli”.

LEXO EDHE:  Marrveshja me Serbinë/ Thaçi: Kosova nuk pranon marrëveshje pa miratimin e Uashingtonit

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sugjerimin e CDC -së amerikane për përdorimin e maskave brenda dhe nga njerëzit e vaksinuar, Hardalias deklaroi:

“Imazhet që shoh atje më bëjnë të trishtohem. Sigurisht, mbajtja e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve”

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kapja e shtetit” përmes punësimeve familjare

Publikuar

-

Nga

“Kapja e shtetit" përmes punësimeve familjare

“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo mbiemrin. Nuk mund t’i mbushim ambasadat e as ministritë me kushërinj”, kishte thënë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së mandatit të dytë si kryeministër.

Kurti kishte premtuar një kulturë të re të qeverisjes, që nuk do të kishte punësime partiake e familjare.

Këto premtime, sipas opozitës dhe shoqërisë civile, janë anashkaluar nga qeveria, që sipas tyre, në emër të çkapjes së shtetit, është duke bërë një kapje të re.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se punësimet partiake dhe familjare e kanë përcjellë Kosovën ndër vite.

“Kemi pasur jo vetëm familjarë, por ka edhe militantë të shumtë që janë duke u akomoduar në pozita të ndryshme, e që tërë këto procedura, fatkeqësisht po mbahen të fshehta”, tha ajo.

Opozita akuzon LVV-në për kapje të shtetit 

Sipas saj, me ndërrimin e pushteteve janë ndërruar edhe personat në pozita kyçe në institucione shtetërore, praktikë kjo që ishte kritikuar në masë të madhe edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë është në pushtet.

“Fatkeqësisht, të njëjtën strategji, ta quaj ashtu, të njëjtat veprime është duke i bërë aktualisht edhe Lëvizja Vetëvendosje. Kanë ardhur në pushtet pikërisht duke i kritikuar këto veprime që i kanë bërë qeveritë e kaluara. Është premtuar një çkapje e shtetit, mirëpo nuk është treguar se do të kapet prej tyre”, tha ajo.

Demolli-Nimani tha se sikur të kishte një proces të rekrutimit të mirëfilltë dhe në bazë të meritave, qoftë edhe vëllai i kryeministrit nëse e merr një pozitë, por që e ka kaluar një proces të mirëfilltë dhe meritor për atë pozitë, do të ishte e pranueshme.

Albana Rexha nga Demokraci Plus (D+), tha për Radion Evropa e Lirë se çdo vendim që e lejon dikën pa kompetencë të jetë pjesë e një institucioni, e cenon integritetin e vetë institucionit, por edhe të qeverisë që është në pushtet si dhe e dobëson zhvillimin e demokracisë në vend.

Sipas saj, shoqëria civile dhe gazetarët duhet të bëjnë dallime për emërime politike, siç janë ato në kabinete dhe në organizma të ndryshëm këshillëdhënës, me punësimet klasike në shërbim civil dhe në borde të ndërmarrjeve të ndryshme.

“Çkapja e shtetit nuk duhet të orientohet në këtë formë, vetëm me zëvendësimin e këtyre bordeve, andaj po mendoj që ne si shoqëri civile duhet me qenë shumë të zëshëm”, tha ajo.

“Nëse punësimi është i bazuar plotësisht vetëm në afërsi politike apo lidhje familjare, paraqet pengesë shumë të madhe për zhvillimin e vendit, e sidomos kur të gjitha këto, jo merita, afërsia politike dhe lidhja familjare shoqërohen edhe me njerëz jokompetentë për atë detyrë për të cilën e kanë marrë”, shtoi Rexha.

PDK: Kapja e shtetit me “praktikantë”

LEXO EDHE:  “Honxhobonxhot vazhdojnë merren me qeverinë”/ Rama i kthehet opozitës: Duan të vrasin me një gur dy zogj

LEXO EDHE:  73 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Qeveria ashpërson masat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur të gjitha parimet me të cilat i ka fituar zgjedhjet.

“Është një situatë vërtetë e rëndë dhe delikate, në dëm të institucioneve të pavarura dhe të asaj që është quajtur çkapje e shtetit, kur në parim tani po kemi një kapje të re me njerëz krejtësisht të papërgatitur, fillestar në punë dhe me lidhje tipike familjare”, tha deputeti Shala.

Sipas tij, vendimet e marra nga qeveria për këto punësime, duhet të anulohen.

“Shumë nga ata që kanë qenë në procese rekrutimi, do të apelojnë përmes linjave gjyqësore dhe unë besoj që do të kemi shumë padi në drejtim të institucioneve të vendit për shkak të shkeljeve ligjore që po bëhen, dhe në këtë relacion dëmi do të jetë edhe ekonomik në raport me buxhetin e shtetit”, tha Shala.

Në programin qeverisës 2021-2025, thuhet se “do të zhvillohet një sistem kredibil dhe transparent të ngritjes së kapaciteteve në shërbimin civil, që siguron rekrutimet dhe avancimet të bazuara në meritokraci dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”.

Kush ia pa hairin Qeverisë Kurti 2?

Me të marrë udhëheqjen e qeverisë, emri i parë që u raportua si i punësuar nga pushteti aktual, ishte i xhaxhait të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca.

Ky i fundit, që ishte edhe kandidat për kryetar të Lipjanit, u emërua këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Këshilltar politik u emërua edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, Sami Uka. Ai u emërua këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosuni, u emërua këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, Fadile Dyla u emëruar si u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Së fundi, Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga pushteti kanë përfituar edhe familjarë të deputetëve të Listës Guxo, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Në Ministrinë e Shëndetësisë, u punësua djali i axhës së deputetit, Haxhi Avdyli, Emrush Avdyli.

Të martën më 27 korrik, në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik është emëruar Driton Vela, ish-kandidat i LVV-së për deputet, i cili është vëllai i Blerim Velës, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani.

Akuzave të opozitës dhe shoqërisë civile si dhe pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, nuk u janë përgjigjur zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

As pas dy ditë pritjeje, zyra për media e partisë në pushtet, nuk ka kthyer përgjigje lidhur me punësimet që kanë ndodhur që nga marrja e pushtetit më 22 mars të këtij viti./rel

LEXO TE PLOTE