LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vrasës me pagesë!”/ Armir Shkurti shpërthen ndaj Bashës: Na ke prerë në besë!

8 Maj 2020, 06:39, Politikë CNA
“Vrasës me pagesë!”/ Armir Shkurti shpërthen ndaj

Gazetari Armir Shkurti ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha duke e akuzuar se ai ka vrarë opozitën.

Shkurit e ka cilësuar Bashën si vrasës me pagesë i cili, sipas tij i ka mbyllur prej 7 vjetësh demokratët në karantinë dhe u thithur çdo energji.

?Të rroni vetë Luli! t’ju kenë uratën edhe b¥thlëpirësat që po thinjen duke pritur të bëhesh kryeministër e të kapin nai gjo!!
Ti!!! Je vrasës me pagesë!!!
Ti e vrave ditën opozitën!! Në mënyrë sistematike, si merkuri që ngadalë prek sistemin nervor, bllokon veshkat, organet e brendëshme, pastaj sjell kancer dhe verbëri!!
Ti Brut! Ti Makbeth! Ti Kain! Ti Judë! Ti Hamza!
Je më i keq se çdo vrasës se na ke prerë në besë! Na ke prerë në bukë!! I ke mbyllur prej 7 vjetësh demokratët në karantinë dhe u thith çdo energji, çdo nismë, çdo aksion duke i ngulur në shtrat me pickimin prej mize Tze Tze që i mpin dhe i ve në gjumë duke mbytur në djep çdo shpresë?, shkruan Shkurti.

Më tej ai ndalet edhe te prostesta e zhvilluar në sheshin Skënderbej, ku policia u përlesh me protestuesit.

?Sot pati protestë, Lul, kundër tiranisë! Në shesh!!
Ti ke dalë nga Kuvendi bashkë me deputetët: “Mandatet i dogjëm për t?i treguar botës se këtu demokracia është në grahmat e fundit. Këto veprime kishin për qëllim vetëdijësimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në autokraci? – deklarove para 4 muajsh.
Nëse atëhere qe autokraci…çfarë emri i ve sot o Lul?
Sot ca shqiptarë dolën në shesh për ti thënë BOLL! kësaj autokracie, për të cilën TI prej një viti e ca ke lënë Kuvendin pa opozitë. Nuk pretendoj ta mbështesje. As bëhet fjalë të nxirrje anëtarët kokëmut, që i tall me xhiro nga kryeministria në parlament, i ngop me gaz e i çon në shtëpi, ata që Lleshi s’ti ka zvarritur komisariateve. Ata që pa u shëruar nga gazi e dajaku prapë dalin me llafin tat por kurrë për hall të vet.
POR TË PAKTËN NJË SHQETËSIM PËR DHUNËN E POLICISË. NJË FJALË PËR LIRINË E SHPREHJES E PROTESTËS TA KISHE THËNË SOT, O LULI YNË!!?, shkruan Shkurti.

?Ik e laji duart o Lul! Jo për higjenën e pandemisë. As si Ponc Pilati pas dënimit të Jezusit!
Laji , siç e do tradita e varrezave. Pasi e ke futur në varr kufomën duhet me la duart – thonë bestytnitë – tre herë dhe ta hedhësh ujin pas krahëve, që mos ta marrësh vdekjen me vete e ta çosh në shtëpi!:, përfundon gazetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga