LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për Teatrin Kombëtar/ “Shpërthen” Budina, paralajmërimi i fortë për Ramën dhe Veliajn

8 Maj 2020, 20:20, Politikë CNA
Vendimi për Teatrin Kombëtar/ “Shpërthen” Budina,

Regjisori Robert Budina ka reaguar ashpër në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të truallit të Teatrit Kombëtar.

Në një video-mesazh, ai ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jo për të mbojtur një godinë por demokracinë dhe demostruar forcën e protestës.

?Nuk do t?ju lëmë të flini, këtë forcë të jep arti, nuk ta jep korrupsioni, vjedhjet. Prandaj ne i kemi ndaluar sepse ata njerëz e dijnë fare mirë se çfarë krimi po kryejnë, dhe e kanë në krye vulën e turpit e për këtë nuk do të flenë të qetë, edhe ne nuk flemë të qetë. Shpirti i njeriut nuk zgjidhet me para, natyrisht që janë të rëndësishme por shpirti fiton. Ne jetojmë më mirë se ata njerëz që bëhen vegla të pushtetit, sepse i kundërshtojmë këta njerëz, i zgjojmë këta njerëz. Ne luftojmë edhe për ata njerëz që nuk janë me ne.

Ne jemi në tempin e duhur për ta bërë këtë punë, kemi qenë këtu dhe asnjëherë nuk jemi ndalur, nuk kemi paragjykuar njeri as në opozitë as në pozitë. Këta përdorën politikën për ta shembur Teatrin Kombëtar. Ne nuk po përdorim politikën për ta marrë Teatrin Kombëtar në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për një godinë, por për mënyrë se si po shembet. Kemi mbrojtur demokracinë, kemi mbrojtur qytetarët. Duhet t?ia përplasni në fytyrë për t?ju thënë se rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj të vërtetë. Bëjeni të gjithë së bashku, bëjeni për veten.

Ata janë të tredhur nga frikë, mos më keqkuptoni në terma, janë të tredhur në shpirt dhe në mendje. Ngrihuni, kini besim tek njëri-tjetri. Ne kemi arritur të mbrojmë Teatrin Kombëtar dhe të arrijmë të mbrojmë dinjitetin. Të gjithë njerëzit që e kanë një dije dhe vetëdije, ta dhurojnë siç e kemi dhënë  ne falas sic kemi bërë ne. Nuk duhet ta dështojmë këtë kazë e cila është sublime. Shpirti dhe sakrifica e tyre që luftuan me një armik të përbindhëm. Nuk është përbindësishi pushteti, nuk është lufta me kryeministrin, por me frikën e shpirtit të protestës, mblidhuni dhe shikoni se si do të zbythen nga protesta dhe bashkimi ynë?, tha Budina ndër të tjera.

Lajmet e fundit nga