Connect with Us

U shkarkuan për fshehje të pasurisë/ SPAK nis hetimet për “10 koka të mëdhaja” të drejtësisë

Kronika

U shkarkuan për fshehje të pasurisë/ SPAK nis hetimet për “10 koka të mëdhaja” të drejtësisë

Publikuar

-

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë.

Sipas SPAK nga materialet e kallëzimit është arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjeketet janë komeptencë e kësaj prokurorie.

Duke qenë në këtë situatë SPAK i ka dërguar prokurorisë së Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit materialet e kallëzimit, për të cilat kanë kompetencën për të hetuar këta ish-funksionar të shkarkuar të drejtësisë

“Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit. Në Prokurorinë e Posaçme
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal. Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

LEXO EDHE:  SPAK merr në dorë pastrimin e parave/ Hetim transaksioneve të dyshimta të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve  

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.
Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kavajë.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit me iniciale Xh.D.,.

Blutë bëjnë me dije se autorët kanë goditur me sende të forta 70-vjeçarin, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Pushimi i hetimeve për Bashën/ Braçe: E shpëtoi sistemi i vjetër, vendi me dy standarde

LEXO EDHE:  Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit/ Nën hetim dy biznesmenë në Mat

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mafia italiane në Tiranë?!/ Zbardhen përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi

Publikuar

-

Nga

Mafia italiane në Tiranë?!/ Zbardhen përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës. 

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

Pjesë nga biseda e datës  28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec

LEXO EDHE:  SPAK merr në dorë pastrimin e parave/ Hetim transaksioneve të dyshimta të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve  

LEXO EDHE:  Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)/ Ora News

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëzohet motori në urën e këmbësorëve/ Humb jetën drejtuesi

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj në Pukë.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasi me iniciale L.M.

Personi i mbetur viktimë kishte qenë duke udhëtuar me motor dhe është rrëzuar mbi një urë këmbësorësh.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shumë detaje nga rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE