Connect with Us

“Ti vetëm fjalë ke dhe jo vepra”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën, si përgjigjet kryeministri

Politikë

“Ti vetëm fjalë ke dhe jo vepra”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën, si përgjigjet kryeministri

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, ku vizitoi kantierin e Aeroportit të këtij qyteti. Në një postim në rrjetet sociale,Rama shkruan se vazhdon me ritme të larta puna për ndërtimin e terminalit modern të pasagjerëve, zgjerimin e pistës, krijimin e zonës së butë me infrastrukturën kritike nëntokësore, dyfishimin e hapësirës së sheshpushimit të avionëve.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë “shpërthyer” në komente kundër kreut të qeverisë. Por, edhe kryeministri duket se sot paska pasur mjaftueshëm kohë të replikojë me komentuesit në rrjetet sociale.

E ndërsa një qytetar shkruan “O ti veq llafe ke o bisha , sa ky duhet te ishte rregullu 3 here deri tani qe ka 10 vite e ca , Po skeni faj bla bla beni se mir e keni”, por Rama justifikohet duke thënë se nuk i paska bërë ende 10 vite.

“10 vjet e ca ka axha Sali qe ta ka premtu, se une s’kam 10 vjet akoma dhe kur te me behen 10 vjet, do jete ndertuar e do jete me avione perdite ky o te keqen bisha”-shkruan Rama.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve dhe replikat e Ramës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    8 Maj, 2020 at 6:44 pm

    Hani m..me ato fb,keni bythe me shku me e nxjerr me shkelma nga kryeministria

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lubonja “shuplakë” Ramës/ Ja ku ndryshon me kohën e Berishës

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja komentoi raportin e Freedom House, që thekson se Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe proceset zgjedhore.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja tha se kjo nuk është diçka e re, pasi ne e dinim, por e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë.

Sipas analistit, shkak i rënies së Shqipërisë është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithçka e ka rritur edhe më shumë kontrollin.

“Ne duket sikur duam ta shohim veten në pasqyrën e besueshme të të huajve dhe e marrim si konfirmim, gjëja është evidente te ne. Ne e marrim si referim te të huajt, por ne që jemi gazetarë kemi kohë që e themi që mediat janë të kapura, të shara, gjithnjë e më të nëpërkëmbura, të blera, dhe kjo është një strategji e qartë pushteti. Kështu që nuk është se e zbuluam, e kishim, por pyetja është se çfarë duhet bërë, si duhet të dalim nga kjo situatë. Unë gjykoj që sistemi mbahet me media, jo me polici.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Ja pse nuk mund ta realizojë qeveria Rama

LEXO EDHE:  Rama të tregojë sot: Eshtë me ligjin apo me krimin, me Roshin apo me qytetarët

Kam folur për trekëndëshin pushtet politik, pushtet mediatik dhe pushtet ekonomik, ky është thelbi i gjësë. Ajo që ka bërë që të zbritet edhe më në këtë sistem, është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithcka, e ka çuar edhe më kontrollin. Nëse në kohën e Berishës kishim një bashki që ishte e Ramës, apo dhe televizione të ndara me politikën, pra kishim më shumë pluralizëm oligarkiko-mediatik, ky i ka kontrolluar edhe më shumë. Duke i kontrolluar edhe më shumë shfaqet fenomeni dhe vijmë të raporti i Freedom House”, tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryemadhi zbut tonet”/ PS dhe LSI drejt një koalicioni?

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot situatën politike në vend.

I ftuar në studion e News 24, Lubonja është pyetur nga gazetari, nëse zbutja e toneve nga ana e kryetares së LSI-së, do të thotë që po shkohet drejt një koalicioni PS-LSI.

Por, Lubonja tha se e ka të vështirë të bëjë parashikime, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Kryemadhi është zbutur, por Vasili jo. Ka pasur reagime dhe kritika të forta. Mund të jetë edhe reagim personal, por unë besoj se është në emër të partisë. Megjithatë e kam të vështirë të bëj parashikime, se ata janë të paparashikueshëm. U vranë njerëz pastaj shkuan e hëngren ngjala. Pritet çdo gjë për këtë klasë politike. Gjithësesi gjykoj se projekti i Edi Ramës për ta pasur të gjithë tepsinë për vete dhe të mos e ndajë me Meten mbetet. Meta do jetë i humburi i radhës nëse pret të bëjë pazare me Ramën”-tha Lubonja.

LEXO EDHE:  “18 mijë viktima nga koronavirusi”/ Rama ia “lë fajin” ekspertit për deklaratën e tij

LEXO EDHE:  Qëlluan Ramën me vezë/ Dy muaj burg tetë studentëve

Më tej, ai shtoi se “Unë i di pazaret që bëhen, por nuk kam prova”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot përplasjet politike mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në sutdion e Neës 24, Lubonja tha se reagimet e fundit të Metës janë të zbehta dhe lënë vend për të dyshuar për pazaret politike.

Sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal, Lubonja i cilësoi si antikushtetuese.

“Ndryshimet në Kodin Penal ishin antikushtetuese. Kërkonin kundërveprim të presidentit, por reagimet kanë qënë të zbehta.

LEXO EDHE:  Rama të tregojë sot: Eshtë me ligjin apo me krimin, me Roshin apo me qytetarët

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Ja pse nuk mund ta realizojë qeveria Rama

Unë pashë dhe një reagim të fundit të Metës për Dvoranin dhe Kodin Penal dhe reagimi të linte të dyshoje. Sigurisht nuk dihet ca pazaresh ka, dhe sigurisht që nuk janë për ti shërbyer këtij populli, por “bizneseve” të tyre, pra biznesit të pushtetit politik”-tha Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE