Connect with Us

Tenderat sekret në kohë pandemie në Shqipëri/ Rreziku që paralajmëron GRECO

Politikë

Tenderat sekret në kohë pandemie në Shqipëri/ Rreziku që paralajmëron GRECO

Publikuar

-

Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO ka publikuar një sërë udhëzimesh për vendet anëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit në kontekstin e urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Në një bisedë më Zërin e Amerikës sekretari ekzekutiv i GRECO-s, Gianluca Esposito thotë se ndërsa emergjenca kërkon ndëhyrje të shpejta, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje fushave ku rreziku i korrupsionit është i lartë, si prokurimet publike apo konflikti i interesit. Tenderat për blerjen e materialeve shëndetësore kanë qenë temë e një debati të nxehtë dhe në Shqipëri, veçanërisht për shkak të faktit se ato u realizuan përmes një procedure të re, që shmang publikimin e të dhënave.

Organi antikorrupsion i Këshillit të Europës, GRECO, vlerëson se “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqëndrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parashë futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”. Pikërisht për këtë arsye, GRECO ka lëshuar një udhëzues për vendet anëtare, mes të cilave është dhe Shqipëria

Për ne mesazhi më i rëndësishëm ishte ngritja e një lloj flamuri portokalli, jo një flamur i kuq, jo një flamur i bardhë, por një flamur portokalli për të tërhequr vëmendjen ndaj zonave të rrezikut që krijohen nga situata e pandemisë, për parandalimin e korrupsionit”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO-s.

Ai shpjegon se në situata emergjence “ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishme dhe të justifikuara. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsionit është më i lartë, kjo përfshin për shembull prokurimin publik, rreziqet e lobimit në kontekstin e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore, rreziqet e konfliktit të interesave sidomos brenda pushtetit ekzekutiv, apo si të trajtohet korrupsioni në sektorin privat sepse sigurisht që kompanitë private luajnë një rol të rëndësishëm këtu, si në sigurimin e materialeve për mbrojtje publike, edhe për mbrojtjen personale. Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes”, theksoi zoti Esposito.

Sipas GRECO-s, sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Në fakt dhe në Shqipëri, është ky sektor i cili është vënë më së shumti në qendër të akuzave për një numër tenderash për blerje të pajisjeve mjeksore, veshjeve mbrojtëse për personelin apo dhe furnizimin me ilaçe.

Opozita në disa dalje publike radhazi ngriti akuza për abuzime me çmimet, duke pretenduar se në mjaft raste mallrat janë blerë me një vlerë më të lartë se e tregut. Po ashtu sipas tyre këta tendera janë organizuar sipas një procedure të fshehtë.

Ministria e Shëndetësisë foli për “shpifjen e radhës” duke deklaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur, pas një kërkese po nga ana e opozitës se që në fund të muajit mars ka ngritur “grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike”, dhe se për këto raste do të ketë një raportim të veçantë.

LEXO EDHE:  “Hajdut psiqik”/ Basha ngre tonet, akuza të forta Ramës dhe Veliajt

Në lojë ka hyrë dhe Prokuroria e posaçme, SPAK, e cila ka nisur hetimet për një tjetër tender, atë të ministrisë së Mbrojtjes, për blerjen e pakove ushqimore për Rezervat e shtetit, i fituar nga një kompani maqedonase e cila rezulton të ketë shtuar në aktivitetin e saj tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm pak ditë para zhvillimit të garës.

Edhe ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat. Të njejtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama, duke ironizuar madje pretendimet e opozitës e duke pohuar se nuk bëhej fjalë për tendera sekret, pasi sipas tij ato janë publik

Por në shkurt të këtij viti, qeveria miratoi një vendim për “lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”. Ndërsa në 22 mars me një tjetër vendim, parashikoi dispozita kalimtare për të përfshirë në këtë kategori dhe kontratat që do të lidheshin në situatën e pandemisë

Në fakt de jure janë kontrata sekrete sepse ky rregullim ligjor me dy vendime qeverie i çon te neni 6 që është neni për kontrata e klasifikuara. Ndërkohë dhe de facto, janë të tilla sepse për këto kontrata nuk kemi asnjë informacion për mënyrën se si është proceduar, se çfarë malli është prokuruar, cilat janë karakteristikat dhe sasia e tij, afatet për dorëzim apo elementë që kanë të bëjnë me situacionet e pranimit dhe pagesës së vlerës së këtij malli”, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t, Aranita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit shqiptar të Shkencave.

Ky institut ka një program të posaçëm mbi transparencën në prokurorime. Zonja Brahaj shpjegon se në rastin e tenderave të organizuar gjatë kësja periudhe problem nuk është vetëm transparenca mbi fondet por dhe pjesmarrja e kompanive në to: “Nuk është vetëm deficenca buxhetore, ose e thënë me fjalë të thjeshta oferta ose çmimi më i leverdisshëm që duhet të zgjedhë operatori kontraktor, por dhe dinamika se si qeveria ka zgjedhur të bëjë blerje. Nuk kemi të publikuar asnjë detaj të këtyre kontratave. Ka vetëm vendime të Këshillit të Ministrave në të cilin miratohet kontrata me një titull të caktuar dhe një kontraktor të caktuar, pa dhënë asnjë detaj të furnizimit të mallit apo të procedurës për përzgjedhjen e operatorit që do të garantonte furnizimin

Shqipëria është aktualisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s i cili ka në fokus parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në institucionet e ekzekutivit dhe agjensitë ligjzbatuese. Ky raund vlerësimi do të marrë në konsideratë një seri tematikash që nga parimet e kodet e etikës, te konflikti i interesit e zbatimi i rregullave në lidhje me të, deri te parandalimi apo kufizimi i aktiviteteteve të caktuara./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Forumi Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit/ Rama rikthen në vëmendje afganët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit

Në fjalën e tij ai është ndalur tek historia e Holokausit dhe tek ndihma që ka dhënë Shqipëria duke hapur dyert për Hebrenjtë, njësoj siç po e bën tani më Afganët.



Siç kishim ne nevojë para 30 vitesh tani jemi ne ata që do të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Jemi krenarë që jemi pjesë e muzeut të Holokaustit, të kësaj historie si një nga vendet që në vitin 2004-2005 kemi ndihmuar edhe hebrenjtë të shpëtojnë. Në kurikulat paramësimore nxënësit tanë do e mësojnë historinë e Holokaustit, si Shqipëria u bë një vend i sigurtë për hebrenjtë”, ka thënë Rama.

LEXO EDHE:  Covid në Kosovë/ Humbin jetën 3 persona, regjistrohen mbi 400 raste të reja

LEXO EDHE:  Rama pret Thaçin: Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë

Pyetje se “si e keni luftuar antisementizmin”, Rama i është përgjigjur: “Pikë së pari antisemitizmi lidhet me njerëzit. Dhe lufta kundër tij nuk është vetëm kundër fenomenit, por kundër ideve të njerëzve, mentalitetit, racizmit të tyre”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Publikuar

-

Nga

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Është zbuluar draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi.

 

 

Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:



– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

LEXO EDHE:  Ndjesia e ligë që pata dikur

LEXO EDHE:  Foto-“Lasgushi” ngarkohet në Stamboll/ Rama: Armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!

Presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Lulzim Basha ngelen publikisht dhe zyrtarisht me gisht ne goje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.



Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret

LEXO EDHE:  Rama pret Thaçin: Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë

LEXO EDHE:  Rama pret Thaçin: Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë

Erla Mehilli: Nese do kete ndryshim ne lidershipin e PD do kete ndryshim ne marredhenien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi. Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE