LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga koronavirusi/ Facebook dhe Google shtyjnë afatin e punës nga shtëpia

8 Maj 2020, 09:31, Kosova & Bota CNA
Situata nga koronavirusi/ Facebook dhe Google shtyjnë afatin e punës

Gjigantët e teknologjisë, Facebook dhe Google kanë lajmëruar se do të lejojnë punëtorët e tyre të vazhdojnë punën nga shtëpitë deri në fund të vitit.

Ata kanë njoftuar për këtë vendim, teksa kanë prezantuar planet për të rihapur zyrat, ndonëse do të lejojnë më shumë fleksibilitet të punës nga shtëpitë.
Google fillimisht tha se do të zbatojë politikën e punës nga shtëpitë deri më 1 qershor, mirëpo tani e ka shtyrë atë edhe për 7 muaj tjerë.

Facebook në anën tjetër tha se do të rihapte zyrat më 6 korrik, teksa masat e izolimit lehtësohen gradualisht.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai, ka thënë se punëtorët që kanë nevojë të kthehen në zyrë, do të mund ta bëjnë këtë gjë nga muaji korrik, me masa të shtuara mbrojtëse.

Mirëpo shumica e punëtorëve që mund të kryejnë punën nga shtëpitë, do të mund ta bëjnë këtë gjë deri në fund të vitit. Ndërkohë Facebook ka thënë se është ende duke vlerësuar se cilëve punëtorë do t?iu kërkohet kthimi në ambiente të punës.
Ky rrjet social ka qenë një nga kompanitë e para tekonologjike që u ka kërkuar punëtorëve të vet që të punojnë nga shtëpitë./Rel

Lajmet e fundit nga