LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shakohoxha: Ekipet e Superiores po stërviten fshehurazi

8 Maj 2020, 15:06, Sport CNA
Shakohoxha: Ekipet e Superiores po stërviten fshehurazi

Teksa skuadrat në Shqipëri janë duke pritur autorizimin nga ana e Qeverisë, pra ?PO-në? përfundimtare për të nisur stërvitjen, ka shumë dyshime për gjendjen e ekipeve gjatë rifillimit të kampionatit.

Lojtarët kanë një kohë të gjatë pa u stërvitur dhe nxehmja e muskujve, për të vazhduar me kalendarin disi të ngjeshur, do të ndihet edhe në fushën e lojës.

Gjithsesi Dritan Shakohoxha nuk e sheh edhe kaq shqetësuese gjendjen e futbollit.

Sipas asaj që ka shprehur në ?Fan Zone?, skuadrat e Superiores janë duke u përgatitur fshehurazi. Pra në bazë të këtyre fjalëve, kur të vijë edhe dakortësimi i FSHF-së me Qeverinë, nuk do të kemi një nisje nga zero.

Lajmet e fundit nga