Connect with Us

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ 2488 humbje jetësh në 24 orët e fundit

Bota

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ 2488 humbje jetësh në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA.

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University, në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur 2448, duke shkuar në 75,670 në total.
Një ditë më parë numri i viktimave ishte 2073 persona, pra kemi një rritje të humbjeve të jetëve.

Po ashtu edhe numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA është rritur, 28420 vetën 24 oret e fundit duke shkuar në rreth 1,3 milionë. Kujtojmë se SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Dyshohet për infektim me koronavirus mjekja në Korçë

LEXO EDHE:  Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet me Greqinë/ Turqia kërkon dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Publikuar

-

Nga

Tensionet me Greqinë/ Turqia kërkon dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

Tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s janë rritur qëkur Ankaraja filloi operacionet e kërkimit të naftës dhe gazit në një zonë të diskutueshme të Detit Mesdhe, të hënën.

Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë – Oruc Reis – po operon në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në sferën kontinentale të Greqisë, akuza të cilat Ankaraja i ka hedhur poshtë.

Anija turke shoqërohet nga disa anije luftarake. Edhe Greqia ka dërguar luftanijet e saj në rajon.

“Ne duam të arrijmë zgjidhje politike përmes mjeteve paqësore në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, i tha Akar, agjencisë Reuters.

Akar tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat dhe interesat” e saj në ujërat bregdetare.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të takohet të premten në Vjenë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar situatën e fundit.



Të premten pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente online midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të cilët do të diskutojnë për tensionet në rritje mes Greqisë dhe Turqisë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi takon zyrtarin amerikan/ Ja çfarë i kërkoi

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ Shteti ka kapitulluar

Ankaraja është zemëruar nga një marrëveshje që Greqia nënshkroi me Egjiptin të enjten e kaluar, e cila përcakton kufijtë e tyre detarë dhe zonat ekskluzive ekonomike për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve.

Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli.

Marrëveshja Turqi-Libi shkaktoi zemërim në Greqi, Egjipt dhe Qipro, duke thënë se ajo cenonte të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe.

Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ramush Haradinaj e konfirmon/ Shpall kandidaturën për President në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ramush Haradinaj e konfirmon/ Shpall kandidaturën për President në Kosovë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shpallur publikisht kandidaturën për President, pas takimit me strukturat udhëheqëse të Aleancës, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe qeverisëse në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj deklaron se e konsideron me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë kandidimin e tij për President të Kosovës.



“Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësorë. Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

LEXO EDHE:  Dyshohet për infektim me koronavirus mjekja në Korçë

LEXO EDHE:  Kryemadhi takon zyrtarin amerikan/ Ja çfarë i kërkoi

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar. Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkruan ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE