LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi i talenit të QPR-së që ëndërron kombëtaren shqiptare

8 Maj 2020, 08:23, Sport CNA
Rrëfimi i talenit të QPR-së që ëndërron

Broja dhe Dobra kanë rrëmbyer skenën për publikun shqiptar në kampionatin anglez, por atje është edhe një tjetër futbollist shqiptar i cili pak nga pak po i krijon hapësira dhe mundësi të rëndësishme vetes. Franklin Domi, mbrojtësi i talentuar i U21 të Shqipërisë, është bërë në vitin 2019 pjesë e QPR dhe shihet si një lojtar i cili mund të ketë të ardhme në radhët e këtij klubi.

Djaloshi ka treguar për faqen e klubit anglez disa kuriozitete rreth jetës së tij dhe përmirësimit që ka pasur në një vit, që kur ka firmosur me QPR. ?Kam bërë shumë progres, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj si një profesionist dhe si duhet të sillem. Në fushë më kanë ndodhur shumë, shumë gjëra të mira, si ftesa nga Shqipëria. Jam përmirësuar shumë, nëse shoh video të vetes të një viti më parë, mund të them se shumë gjëra i janë shtuar lojës time ndaj jam shumë i lumtur?, theksoi mbrojtësi i cili luan në qendër të prapavijës dhe në krahun e majtë.

Ai ka treguar emocionet e ftesës që mori në janarin e vitit 2019 nga Shqipëria U20, një moment krenarie për të. ?Isha pa fjalë, në kulmin e entuziazmit. U ktheva në shtëpi dhe isha shumë i lumtur dhe i entuziazmuar. Familja ime ishte e lumtur për mia dhe ishte një moment të cilin unë do ta kujtoj gjithmonë. Bëmë një festë të vogël, një barbekju në janar, por ishte ngrohtë mjaftueshëm për një gjë të tillë. Unë mundohem gjithmonë të shkoj të takoj gjyshërit dhe familjarë të tjerë sa herë shkoj në Shqipëri për të luajtur?, tha futbollisti i cili është grumbulluar më pas gjatë vitit të kaluar me ekipin U21.

Domi e ka filluar karrierën si një mesfushor krahu por pastaj lëvizi në mbrojtje. Ndaj ai tregoi se idhujt e tij kishin ndryshuar me kalimin e kohës nga Mesi te emra si Roberto Karlos, Marcelo, Zhordi Alba, David Alaba dhe Endi Robertson, ndërsa mendon se ka lidhje me këtë të fundit.

Kur ishte në skuadrën e të rinjve të Enfilld Taun, ai financonte udhëtimet e tij për të luajtur duke punuar në një supermarket të enjteve dhe të dielave, ashtu si lojtari i Liverpulit bënte në periudhën kur ishte adoleshent. Djaloshi shqiptar shpreson që të ecë në të njëjtën rrugë si kapiteni i Skocisë. ?Unë kam lexuar se në moshën 15-vjeçare e larguan nga Sëlltik se u dukej i vogël, por shiheni tani, ka fituar Ligën e Kampioneve. Disa histori futbollistësh janë shumë të bukura. Kjo histori më jep më shumë vetëbesim, kur e di se ka njerëz që ia kanë dalë duke qenë në të njëjtat kushte ku kam qenë unë.

Endi Robertson punonte, edhe unë gjithashtu Ai ia doli mbanë, kjo të jep një shtysë dhe të tegon se pavarësisht cdo gjëje, do të kesh gjithmonë një mundësi?, tha djaloshi i cili ishte huazuar te Istborn Borou në pjesën e dytë të sezonit për të luajtur rregullisht dhe shënoi që në ndeshjen e tij të parë atje.

Domi i ka idetë e qarta sa i përket objektivave që i ka vendosur vetes për të ardhmen. ?Në periudhën afatgjatë, unë dua të mundohem të arrij dy gjëra. Unë dua të bëj debutimin tim me ekipin e parë të QPR dhe të stërvitem me Kombëtaren A të Shqipërisë?, deklaroi mbrojtësi i QPR: /vipsport.al/

Lajmet e fundit nga