Connect with Us

“Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

Politikë

“Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

Publikuar

-

“Takon skutave “viktimat” e OFL-së”/ Rama akuza të forta Metës

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot përplasjet politike mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në sutdion e Neës 24, Lubonja tha se reagimet e fundit të Metës janë të zbehta dhe lënë vend për të dyshuar për pazaret politike.

Sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal, Lubonja i cilësoi si antikushtetuese.

“Ndryshimet në Kodin Penal ishin antikushtetuese. Kërkonin kundërveprim të presidentit, por reagimet kanë qënë të zbehta.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “hero” apo “zhvatës”?/ Një rifreskim kujtese për Lulzim Bashën

Unë pashë dhe një reagim të fundit të Metës për Dvoranin dhe Kodin Penal dhe reagimi të linte të dyshoje. Sigurisht nuk dihet ca pazaresh ka, dhe sigurisht që nuk janë për ti shërbyer këtij populli, por “bizneseve” të tyre, pra biznesit të pushtetit politik”-tha Lubonja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ke frikë nga ai, provo dhe mbylle transmetimin”/ Përplasje në Komisionin Hetimor

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Komisioni Hetimor për 25 Prillin ka  dështuar që të miratojë me konsensus planin e hetimit për procesin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Me 7 vota kundër të ardhura nga PS, 3 vota pro të PD-së dhe me dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk gjetën gjuhën e përbashkët për këtë çështje.

I gjithë ky proces ka kaluar nëpërmjet mes socialistëve dhe demokratëve.

Debati:

Toni Gogu: Zoti kryetar mos u largoni nga komisioni

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

LEXO EDHE:  Lubonja për OFL/ Propagandë e show. Po mbushin SPAK-un me këto, që të mos hetojë korrupsionin shtetëror

 Enkelejd Alibeaj: Ne po ikim, ju mund të këndoni tani.



(Stafi i komisionit sinjalizon se do të mbyllë transmetimin e Komisionit hetimor por menjëherë reagon deputeti i PS-së, Nasip Naço).

Naço i drejtohet ndaj stafit: “Ke frikë nga ai ti? Provo dhe mbylle transmetimin, hë provo…

Më pas në debat përfshihet deputeti i PD-së

 Ervin Salianji: Pse kërcënon…

 Nasip Naço: Jo mo, le ta provojë…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Rama firmos një tjetër emërim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka dalë vendmi i parë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Mësohet se është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe postin etij si Zv/ Ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho.



Braho më herët ka mbajtur postin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor./CNA.al

Albert Nikolla/ Vjollca Braho

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatbardh Kadilli në dy kohë/ Si e kapërceu “ylberin” ish-servili i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Situata në Partinë Demokratike duket të jetë ndoshta ndër më kaotiket, në këto 30 vite demokraci.

Pas tre humbjeve radhazi, dështime e braktisje të kauzave të demokratëve, tashmë në “terren” ka zbritur vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka ndërmarrë një aksion në kuadër të “Foltores” me demokratët. Ndërsa në 11 dhjetor pritet të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Por, tashmë që duket se “era” nuk po fryn në favor të Lulzim Bashës, kanë filluar të nxjerrin kokën, edhe “strucët” që dikur i mbanin ison kreut në detyrë Lulzim Basha.

Një ndër ta është edhe Fatbardh Kadilli, i cili del e bërtet nëpër studio televizive, kundër Lulzim Bashës, kur në fakt dikur ka qënë as më pas e as më shumë sesa një “ushtar” i tij i bindur.

Fatbardh Kadilli është një nga njerëzit që ishte deputet i Partisë Demokratike, i futur në listë nga Berisha. Ishte këshilltar i këtij të fundit, me grupimin e njerëzve që ai mori në vitin 2005.

Në 2013 bashkohet me Lulzim Bashën në garën kundër Sokol Olldashit. Bëhet pjesë e strukturës manipulative dhe vjedhjes së votave brenda PD-së.

Pra, në qoftë se ka një njeri që ka vjedhur e manipuluar një rezultat zyrtar në, i pari është Fatbardh Kadilli, i cili e ka filluar në 2013, duke i shërbyer në mënyrë të turpshme Berishës dhe Bashës.

Më pas Lulzim Basha e bën Sekretar të Burimeve Njerëzore, e ngre në nivel shumë të lartë. Por, Kadilli shkon nga dështimi në dështim.

Shkatërron degën e Lushnjës, shkatërron degën e Beratit, Pogradecit e kështu me radhë. Kudo që ai shkon ka konflikt, ka përplasje dhe përçarje. Nuk arrin dot të bëjë asgjë, kudo ku shkel vëtëm konflikte dhe përplasje.

LEXO EDHE:  Patriarku rus Kirill 45 minuta në zyrën e Metës/ Ja nga kush shoqërohet

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

Është njeriu më i fortë në krah të Bashës, duke goditur çdo njeri tjetër që flet kundër tij. E në rast se ka një “luftë” të ashpër brenda demokratëve, ajo është 2013-2017 dhe gjithçka ndodhi pas çadrës.

Fatbardh Kadilli është një nga njerëzit që ka mbështetur call centerat që të shanin e të sulmonin ish-drejtues dhe njerëz me kontribute historike në PD. Thjeshtë dhe vetëm me një qëllim: “Të ikin ata, të vimë ne”.



Por, tani Kadilli po thotë se ai paska qënë kundër Bashës.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “A shoë”, me Adi Krastën, Kadilli ka thënë se tani “doli fjala e tij”.

Nga shumica e atyre që 5 muaj më parë ishin kundër meje dhe mbronin me jerm kryetarin humbës, mbronin në jerm kryetarin autokrat sa përjashtoi dhe zotin Berisha pa proces politik etj.

Unë në burrninë time jam në rregull se fjala ime doli. Sot Berisha i ka bërë pjesë të foltores së tij, si kufizimi i mandatit, primaret dhe një parti që duhet të jetë e re”, tha Kadilli.

Pra, lideri që i duhet politikës qenka ish-servili i Lulzim Bashës, që nxori kokën nga “rëra”, ku e kishte future si struci, kur nuk mori nga Luli, “shpërblimin” që pretendonte./CNA.al

IDE-ja e dështuar e Kadillit dhe kusarët demokratikas

Fatbardh Kadilli i veshur si SS dhe nderon si nazist

“Fjala ime doli”/ Kadilli: Dikur mbronin kryetarin autokrat, sot kërkojnë largimin

LEXO TE PLOTE