Connect with Us

“Rama më shumë shikues se Basha në Syri Tv/ Kulluri: I shkreti Lulzim, nuk tërheq me vëmendjen e të djathtëve

Politikë

“Rama më shumë shikues se Basha në Syri Tv/ Kulluri: I shkreti Lulzim, nuk tërheq me vëmendjen e të djathtëve

Publikuar

-

Luli, fol vetëm fol!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë së dalja e Kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Basha tek Syri Tv, muajin e fundit prodhoi vetëm 1 lajm, numrin e shikimeve “live” në Facebook në faqen e televizionit.

Kulluri thekson se raporti i shikimeve është mbi 3 herë më i lartë për Kryeministrin, 13.600 të Rames përkunder 3.600 të sivllaut në krye të PD!

Me tej Kulluri thotë se prej kohësh Basha nuk e tërheq me vëmendjen e pjesës dërrmuese të votuesve të djathtë e aq më keq të “elektoratit gri”.
Ai shprehet se këto shifra janë të frikshme për dinamikën politike në vend pas 7 vitesh qeverisjeje të Rilindjes.

“Qendrimi nq krye të opozitës i Bashës është dicka e pavlerë! Ose vërtet është kaq poshtë sic në fakt rezulton në sondazhe prej vitesh, ose televizionit më pranë PD nuk i hyn në punë as për imazh!”, shkruan mes të tjerash Kulluri.

“I shkreti Lulzim!
Dalja e Rames dhe Bashes te Syri muajin e fundit prodhoi vetem 1 lajm, pasi ne ato qe thane nuk do mbahet mend asgje! Numrin e shikimeve “live” ne facebook ne faqen e televizionit! Sic shihet ne foto raporti i shikimeve eshte mbi 3 here me i larte per Kryeministrin. 13.600 te Rames perkunder 3.600 te sivllaut ne krye te PD!
Pas momenteve te para te humorit qe shkatojne fotot qe mi derguan (pasi u be shume kohe qe nuk i shoh ne studio), ne nje moment te dyte duhet kuptuar deshperimisht se c’ndodh! Megjithese prej kohesh Basha nuk e terheq me vemendjen e pjeses derrmuese te votuesve te djathte e aq me keq te “elektoratit gri”. Por keto shifra jane te frikshme per dinamiken politike ne vend pas 7 vitesh qeverisjeje te Rilindjes.
Eshte e paprecedente ne 30 vite, qe drejtuesi i opozites te jete kaq i rrenuar ne fund te mandatit te dyte te qeverisjes se kundershtarit. Kjo s’ka ndodhur as me Berishen ne 1991 dhe 2004, as me Nanon ne 1996 qe kur bente ndonje interviste nga burgu Koha Jone “fluturonte” ne shitje, por as me Ramen ne 2012! Secili ne rrathanat e kohes pavaresisht mendimit personal qe kam, nuk kane qene kaq te pavlefshem si alternative pushteti ne fund te mandatit opozitar.
Por ka edhe nje mundesi tjeter teorike rreth kesaj ngjarjeje! Nderkohe qe po flisja me nje drejtues platforme debati shume te ndjekur, me shkuan se “ shikimet mund te jene blere jashte Shqiperise, pasi nuk ka mundesi qe shifrat e ndjekjes se ketij emisioni te jene kaq te larta”. C’ka edhe mund te jete e vertete deri diku por jo ne vlere absolute! Por ky opsion mund te jete edhe me “tragjik” per “medemek shefin e opozites”, sepse i shkreti nuk vlen as per marketing te emisionit!
Ne te dyja rastet qendrimi ne krye te opozites i Bashes eshte dicka e pavlere! Ose vertet eshte kaq poshte sic ne fakt rezulton ne sondazhe prej vitesh, ose televizionit me prane PD nuk i hyn ne pune as per imazh!
Kjo do te thote se 1 viti para zgjedhjeve sic thosh edhe vete gabimisht drejtuesi i emisionit para ca ditesh, kjo konjukture politike ne fakt nuk prodhon dot rrotacion politik. Dhe kur shifrat e ndjekshmerise i dalin vete medias me te afert me PD, imagjinohet sesi del llogaria ne media me neutrale apo te majta! Qe do thote “grope e zeze” per opoziten. Cdo dite e shkuar me Bashen ne krye te opozites eshte nje dite e “cuar dem” per te ndryshuar qeverisjen ne 2021! Dhe kjo eshte tashme ceshtje aritmetmike jo e “tipit 7×7=42” por 1+1=2!”, shkruan Kulluri në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  Basha sfidon sërish Ramën: Eja në debat, është kulturë

LEXO EDHE:  Glover i shkon në zyrë Bashës/ 30 minuta "kokë më kokë" me kryedemokratin

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tregon përralla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Publikuar

-

Nga

“Tregon përalla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka renditur arsyet pse Edi Rama nuk e meriton një mandat të tretë.

Në një dalje për mediat, Vokshi u shpreh se gjatë tetë viteve të qeverisjes nga Rama Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë fushë, përfshirë atë të ekonomisë, arsimit apo edhe infrastruktura.

Sipas saj, vendit i duhet një ndryshim, dhe kjo gjë do vijë në 25 prill nga qytetarët të cilët do nxjerrin Shqipërinë fituese dhe Ramën humbës.

Fjala e plotë e Vokshit:

Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.

Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.

LEXO EDHE:  Revoltohet profesori i njohur/ Braktis takimin e Bashës kur merr fjalen Grida

LEXO EDHE:  “Nuk ka Korona Ballkanike!”/ Rama për BILD: Nëse dikush ka luajtur kartat e gabuara, duhet të paguajë

Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.

Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh.

Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.

Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!

Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!

Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Publikuar

-

Nga

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në një shkollë në Fushë Krujë.

Ahmetaj shprehet se e gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, sot është një kantier ndërtimi. Ai shton se në pranverë të vitit 2021, nuk do të ketë asnjë gjurmë të tërmetit në 11 bashki të vendit.

Ahmetaj inspektoi punimet e shkollës 9-vjecare dhe kopshtit Korb Muça në Fushë- Krujë, që po rindërtohet me financim nga Komisioni Europian dhe zbatim nga UNDP, në kuadër të programit EU4Schools.

“Një shkollë e re për 300 nxënës, me ambientet e palestrës, 10 klasa, 3 laboratorë, dhomën e psikologut e ndërkohë është dhe godina e kopshtit për 30-40 fëmijë. Një shkollë gjithashtu me standard evropian që plotëson të dyja kushtet qoftë Eurocode 8, qoftë ato të Vendimit të  Këshillit të Ministrave, siç janë ndërtuar të gjitha shkollat e Rindërtimit, pavarësisht nga financimi.

Është momenti i duhur për të falënderuar Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët për mbështetjen që na kanë dhënë në procesin e rindërtimit. Janë 100% e granteve nga konferenca e donatorëve të vitit të kaluar, rreth 300 milion euro grante, sot janë të gjitha në veprim, në punë, si kjo shkollë apo si shume projekte të tjera në vazhdim”, tha Ahmetaj.

Ai sqaroi më tej se qeveria shqiptare është në proces edhe për tre 3 kredi të mëdha, ku përfshihet projekti i ujësjellësit të Durrësit me vlerë 65 milion euro me qeverinë franceze.

LEXO EDHE:  PDIU kërkoi negociata me PD-në/ Basha i përgjigjet Idrizit

LEXO EDHE:  Revoltohet profesori i njohur/ Braktis takimin e Bashës kur merr fjalen Grida

Banka Europiane për Investime, 100 milion euro për banesa sociale dhe infrastrukturë  komunitare si dhe me qeverinë italiane 90 milionë euro me tre shtylla kryesore, mbështetje për Agjencinë e Mbrojtjes Civile, me sektorin e bujqësisë për portet e peshkimit dhe me infrastrukturën e energjisë nëpërmjet OSHEE-së.

“E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti është kantier ndërtimi, 160 shkolla, kaq shumë shkolla nuk janë bërë në 30 vite në Shqipëri. Mbi 4500 njësi banimi dhe do jenë 11 mijë familje që do të përfitojnë apartamente të reja: në Tiranë, tek zona e 5 Majit, në Kombinat që tashmë ka filluar, në Durrës që tashmë ka filluar, në Manzë që fillon javës që vjen, në Thumanë, Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Golem që kanë filluar, në Rrogozhinë që ka shumë kohë që ka filluar dhe ndërkohë i kemi dhënë familjeve të dëmtuara mbi 100 milion dollarë grante DS1-DS3.

Rindërtimi po ecën me shpejtësi. Është një premtim i mbajtur dhe ashtu siç kemi thënë në Prill të ’22 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në prill të ’22 të 32 mijë familjet që janë vlerësuar të përfitojnë nga procesi i rindërtimit, do të kenë përfituar falas, do t’i trashëgojnë, do t’i shesin, do t’i japin me qira sipas dëshirës apo nevojës së tyre”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE