LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama i shkel syrin Berishës dhe shkrin akujt me Metën"/ Artur Zheji paralajmëron Bashën: “Gati funerali…”

8 Maj 2020, 17:23, Politikë CNA
“Rama i shkel syrin Berishës dhe shkrin akujt me Metën"/

Artur Zheji ka komentuar daljen e mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama në Syri tv, i cili pretendohet te jete nje media opozitare.

Në një shkrim të tij, Zheji shkruan se ?Kjo bisedë pra, të cilën kryeministri e cilësoi si një bisedë e hapur me Partinë Demokratike, ishte më së shumti, një shkelje syri e Ramës, për një arësye krejt tjetër nga nevoja apo dëshira për të dhënë një intervistë në televizionin më të ri të opozitës. Shkelja e syrit, tek ?Syri?, nga ana e kryeministrit, nuk është pjesë e një komunikimi mediatik të nevojshëm, porse Rama gjykoi se ishte i nevojshëm, një sinjal i dukshëm dhe garantist, i shkrirjes së dukshme të akujve, ndërmjet atij dhe Berishës dhe në një lloj kuptimi, një funeral politik de facto për të ?shkretin Lul?.

Më tej, ai thotë se pas shkrirjes së akujve me Metën dhe Berishën, kryeministri Edi Rama ka çimentuar rrugën drejt mandatit të tretë dhe se kryedemokrati Lulzim Basha është i pamundur për ta ndaluar.

?Një goxha bisedë tërheqëse dhe aspak e mërzitëshme. Kur kishte ngecje, palët thërrisnin në ?ndihmë? Saliun, që biseda, në thelb miqësore, të bëhej disi e ?tendosur?, apo në dukje e papajtueshme. Një gjë doli vërtetësisht në shesh, për Lul Bashën, u fol fare pak, ose më saktësisht aspak, në cilësinë formale të kryetarit të Opozitës së bashkuar.

Por u fol plot afeksion dhe konsideratë reciproke për Doktor Berishën, duke kapërcyer mbi Bashën, a thua se Luli, është rrëzuar tashmë politikisht pa asnjë shpresë. Aq sa dhe Rama u detyrua ta ngushëllojë në intervistë e sipër ?Luli i shkretë!??

Kjo bisedë pra, të cilën kryeministri e cilësoi si një bisedë e hapur me Partinë Demokratike, ishte më së shumti, një shkelje syri e Ramës, për një arësye krejt tjetër nga nevoja apo dëshira për të dhënë një intervistë në televizionin më të ri të opozitës. Shkelja e syrit, tek ?Syri?, nga ana e kryeministrit, nuk është pjesë e një komunikimi mediatik të nevojshëm, porse Rama gjykoi se ishte i nevojshëm, një sinjal i dukshëm dhe garantist, i shkrirjes së dukshme të akujve, ndërmjet atij dhe Berishës dhe në një lloj kuptimi, një funeral politik de facto për të ?shkretin Lul?.

Këtu Edi, nëse ky trend vijon më tej, e mbolli edhe njëherë suksesshëm farën e përçarjes në PD, duke çimentuar rrugën e hapur drejt mandatit të tij të tretë 2021-2025. Pas shkrirjes së akujve me Metën, shkrirjes së akujve me Berishën, me shantazhin permanent të pseudo-Opozitës në Parlament, që blihet e shitet për pak kacidhe dhe voton përgjithësisht me regjinë e Taulant Ballës, duket se kompromisi për një mandat të tretë të Edit, është në rrugë të mbarë.

Sepse ay, Rama, është çmësuar tashmë të rrojë si jo-kryeministër dhe ky, në të vërtetë është një llastim që shumëkush nga kundërshtarët e tij politikë e lëngëzon, por jo gjithkush ka mundësi ta realizojë, këtë të tillë llastim.

Kaq e thjeshtë është kjo lojë, që nënkuptohet nga empatia e Ramës me Pekën dhe mesazhet e ripërsëritura dhe të koduara që KM-ja dha nga Syri. Në të vërtetë Çimi, kreu një shërbim shumë të çmueshëm, për të kuptuar përtej të thënave në studio, skemën e vërtetë që luhet.

Po krijohet bindja, se me Ramën, në të vërtetë edhe ?kundërshtarët?, gëzojnë pushtet dhe shëndet të plotë e të gjithanshëm, e pra, me më pak adrenalinë, por me shumë shëndet dhe pushtet të nëndheshëm, duket se edhe kundërshtarët politikë po japin pëlqimin e tyre, për mandatin e tij të tretë? Çfarë ndodh me ?luftëtarët? opozitarë që mbushën sheshet dhe u skeduan e u varfëruan?! Ajo që ndodh gjithmonë: ?të pajtohen me realitetin?, herët ose vonë. Ose më mirë herët, se sa shumë vonë?, shkruan Zheji.

Lajmet e fundit nga