Connect with Us

Qeveria “lëshon dorën”/ Nga 18 Maji hapen baret, restorantet, muzetë dhe lejohen stërvitjet e sportistëve

Politikë

Qeveria “lëshon dorën”/ Nga 18 Maji hapen baret, restorantet, muzetë dhe lejohen stërvitjet e sportistëve

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, pas 18 majit do të ketë të tjera masa lehtësuese.

Ministrja theksoi se “Kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësise.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30.

Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur…”/ Avokati denoncon skandalin, bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj vijon të kundërshtojë masat e qeverisë, dhe izolimin e qytetarëve në shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se ndërsa njerëzit mbyllen në shtëpi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërdoron taksat e qytetarëve.

Sipas Goxhajt gjatë natës, është prishur rruga tek Partizani i Panjohur për tu ribërë sërish, ndërkohë që sipas tij rruha ishte në gjendje të mirë.

Goxhaj thekson se i vetmi qëllim është të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Lojrat e fatit/ Deputetja demokrate nxjerr zbuluar Qeverinë

“Rruga yll bote mu te Partizani i Panjohur, e prish Veliaj për ta ribërë prapë ndërkohë që ju mbyllin në shtëpi. Këta nuk kanë hall me vjedh thjeshtë se mund të vidhshin duke bo ndonjë rrugë të prishme periferie! Këta duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat tuaja!”-shkruan Goxhaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu prezanton planin e masave lehtësuese/ Rregullat e reja pas 11 majit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot planin e masave lehtësuese, që do të hyjnë në fuqi pas 11 majit.

Në një komunikim publik, Manastirliu theksoi se nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Po ashtu ajo theksoi se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Sa i takon fundjavës, ajo tha se do të mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës bën bilancin e 2019/ Humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë dhe shqiptarët

“Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Theksojmë se është shumë I rëndësishëm zbatimi I distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.”-tha Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderat sekret në kohë pandemie në Shqipëri/ Rreziku që paralajmëron GRECO

Publikuar

-

Nga

Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO ka publikuar një sërë udhëzimesh për vendet anëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit në kontekstin e urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Në një bisedë më Zërin e Amerikës sekretari ekzekutiv i GRECO-s, Gianluca Esposito thotë se ndërsa emergjenca kërkon ndëhyrje të shpejta, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje fushave ku rreziku i korrupsionit është i lartë, si prokurimet publike apo konflikti i interesit. Tenderat për blerjen e materialeve shëndetësore kanë qenë temë e një debati të nxehtë dhe në Shqipëri, veçanërisht për shkak të faktit se ato u realizuan përmes një procedure të re, që shmang publikimin e të dhënave.

Organi antikorrupsion i Këshillit të Europës, GRECO, vlerëson se “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqëndrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parashë futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”. Pikërisht për këtë arsye, GRECO ka lëshuar një udhëzues për vendet anëtare, mes të cilave është dhe Shqipëria

Për ne mesazhi më i rëndësishëm ishte ngritja e një lloj flamuri portokalli, jo një flamur i kuq, jo një flamur i bardhë, por një flamur portokalli për të tërhequr vëmendjen ndaj zonave të rrezikut që krijohen nga situata e pandemisë, për parandalimin e korrupsionit”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO-s.

Ai shpjegon se në situata emergjence “ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishme dhe të justifikuara. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsionit është më i lartë, kjo përfshin për shembull prokurimin publik, rreziqet e lobimit në kontekstin e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore, rreziqet e konfliktit të interesave sidomos brenda pushtetit ekzekutiv, apo si të trajtohet korrupsioni në sektorin privat sepse sigurisht që kompanitë private luajnë një rol të rëndësishëm këtu, si në sigurimin e materialeve për mbrojtje publike, edhe për mbrojtjen personale. Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes”, theksoi zoti Esposito.

Sipas GRECO-s, sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Në fakt dhe në Shqipëri, është ky sektor i cili është vënë më së shumti në qendër të akuzave për një numër tenderash për blerje të pajisjeve mjeksore, veshjeve mbrojtëse për personelin apo dhe furnizimin me ilaçe.

Opozita në disa dalje publike radhazi ngriti akuza për abuzime me çmimet, duke pretenduar se në mjaft raste mallrat janë blerë me një vlerë më të lartë se e tregut. Po ashtu sipas tyre këta tendera janë organizuar sipas një procedure të fshehtë.

Ministria e Shëndetësisë foli për “shpifjen e radhës” duke deklaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur, pas një kërkese po nga ana e opozitës se që në fund të muajit mars ka ngritur “grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike”, dhe se për këto raste do të ketë një raportim të veçantë.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Zbusim boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër për mjekët specialistë

LEXO EDHE:  Manastirliu: Zbusim boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër për mjekët specialistë

Në lojë ka hyrë dhe Prokuroria e posaçme, SPAK, e cila ka nisur hetimet për një tjetër tender, atë të ministrisë së Mbrojtjes, për blerjen e pakove ushqimore për Rezervat e shtetit, i fituar nga një kompani maqedonase e cila rezulton të ketë shtuar në aktivitetin e saj tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm pak ditë para zhvillimit të garës.

Edhe ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat. Të njejtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama, duke ironizuar madje pretendimet e opozitës e duke pohuar se nuk bëhej fjalë për tendera sekret, pasi sipas tij ato janë publik

Por në shkurt të këtij viti, qeveria miratoi një vendim për “lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”. Ndërsa në 22 mars me një tjetër vendim, parashikoi dispozita kalimtare për të përfshirë në këtë kategori dhe kontratat që do të lidheshin në situatën e pandemisë

Në fakt de jure janë kontrata sekrete sepse ky rregullim ligjor me dy vendime qeverie i çon te neni 6 që është neni për kontrata e klasifikuara. Ndërkohë dhe de facto, janë të tilla sepse për këto kontrata nuk kemi asnjë informacion për mënyrën se si është proceduar, se çfarë malli është prokuruar, cilat janë karakteristikat dhe sasia e tij, afatet për dorëzim apo elementë që kanë të bëjnë me situacionet e pranimit dhe pagesës së vlerës së këtij malli”, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t, Aranita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit shqiptar të Shkencave.

Ky institut ka një program të posaçëm mbi transparencën në prokurorime. Zonja Brahaj shpjegon se në rastin e tenderave të organizuar gjatë kësja periudhe problem nuk është vetëm transparenca mbi fondet por dhe pjesmarrja e kompanive në to: “Nuk është vetëm deficenca buxhetore, ose e thënë me fjalë të thjeshta oferta ose çmimi më i leverdisshëm që duhet të zgjedhë operatori kontraktor, por dhe dinamika se si qeveria ka zgjedhur të bëjë blerje. Nuk kemi të publikuar asnjë detaj të këtyre kontratave. Ka vetëm vendime të Këshillit të Ministrave në të cilin miratohet kontrata me një titull të caktuar dhe një kontraktor të caktuar, pa dhënë asnjë detaj të furnizimit të mallit apo të procedurës për përzgjedhjen e operatorit që do të garantonte furnizimin

Shqipëria është aktualisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s i cili ka në fokus parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në institucionet e ekzekutivit dhe agjensitë ligjzbatuese. Ky raund vlerësimi do të marrë në konsideratë një seri tematikash që nga parimet e kodet e etikës, te konflikti i interesit e zbatimi i rregullave në lidhje me të, deri te parandalimi apo kufizimi i aktiviteteteve të caktuara./ VOA

LEXO TE PLOTE