LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësit e fasonerisë në Kuçovë protestë për “pagën e luftës”/ Paralajmërojnë grevë urie

8 Maj 2020, 08:44, Sociale CNA
Punonjësit e fasonerisë në Kuçovë protestë

Punonjësit e fasonerisë në Kuçovë janë mbledhur sot dhe janë nisur që herët në mëngjes nga qyteti i Kuçovës për të protestuar për të dytën ditë radhazi përpara Drejtorisë së Tatim-Taksave Berat.

Për shkak të mungesës së mjeteve urbane dhe autobuzave, ata e kanë përshkruar qytetin e Beratit në këmbë.

Shkak për këtë protestë është bërë mos-pagimi i ?pagave të luftës? për 159 punonjësit e kësaj ndërmarrjeje që me vendim të qeverisë është mbyllur në datën 9 Prill.
Protestuesit shprehen se,fasoneria ku ata punojnë ka 159 punëtorë dhe të gjithë janë të siguruar por askush nuk ka marrë ?pagën e luftës?. Punonjësit kanë deklaruar se, në qoftë se nuk u kalon ?paga e luftës? siç u është premtuar ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në grevë urie./CNA.al

Lajmet e fundit nga