Connect with Us

Operatorët turistikë letër Ramës/ Hiq fashën orare dhe hap kufijtë pas 18 Majit

Ekonomi

Operatorët turistikë letër Ramës/ Hiq fashën orare dhe hap kufijtë pas 18 Majit

Publikuar

-

Operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë dhe plazhet pas 18 majit.

Ata kërkojnë që të hiqet fasha orare e lëvizjes deri në 17:30. Në letër theksohet se operatorët ndërkombëtarë janë gati të nisin fluturimet në Shqipëri në 1 qershor.

“Referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet me e stabilizuar dhe rënies se virulencës se virusit, ne mendojmë se ka ardhur koha qe të hiqet fasha orari i vendosur për lëvizjen e qytetareve dhe te rakordohet me vendet kufitare në mënyrë qe te hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi. Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetaret në mënyrë qe te shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maj nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë.” – thuhet në letër ndër të tjera.

LEXO EDHE:  Kontributi në turizëm/ Shqipëria, e 120-a në botë

Sipas këtij Unioni, aktualisht të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kane një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet që së shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfundimisht vendet e punës dhe pandemia shëndetësore do të shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Shtyrja e kredive nuk bëhet për të gjithë”/ Sejko: Nuk do ketë kamata për përfituesit

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tregoi mbrëmjen e sotme se shtyrja e kredive me afatin 3-mujor nuk bëhet për të gjithë klientët.

Sejko tregoi se bankat bëjnë një verifikim dhe e shtyjnë kredinë vetëm për ata klientë që kanë me të vërtetë vështirësi ekonomike.

“Shtyrja e kredive nuk bëhet për të gjithë. Shqyrtohet rast pas rasti nga bankat për ata klientë që kanë vështirësi ekonomike. Mund të ketë ndonjë rast përjashtimor. Bankat janë treguar proaktive. Mund të ketë ndonjë rast të veçantë që banka nuk i shtyn”, tha ai në emisionin “Opoinion”, ndërsa theksoi se për shtyrjen e këtyre kredive nuk ka penalitete apo e thënë ndryshe nuk mbahet kamatë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ahmetaj shpjegon paketën e tretë/ Çfarë parashikon dhe si do e ndihmojë ekonominë e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi Arben Ahmetaj, tregoi se çfarë do të përmbajë paketa e tretë ekonomike.

Ahmetaj deklaroi se paketa e tretë do jetë paketa e rimëkëmbjes dhe do të ndihmojë edhe prodhimin e turizmin.

“Paketa e tretë është paketa e rimëkëmbjes ekonomike që do të merret me injektim në sektor me investime publike dhe private, me kujdes në shtyllën sociale, ku do t’i referohemi me një buxhet nevojës më të madhe, por nuk do ketë paketa të tipologjisë 1 dhe të tipologjisë 2. Nuk do ketë subvencion. Po diskutohet instrumenti i tretë i garancisë për të ndihmuar prodhimin dhe turizmin. Dhe për turizmin ne kemi shtyrë tatim-fitimin për vitin tjetër”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Video- “Ti je më i miri, hajde ta provojmë bashkë”/ Ja si e sfidon Rama nxënësin

LEXO EDHE:  Deputeti tallet keqazi me Ramën/ Po i kërkon t’i mësojë Metës Kushtetutën

Teksa u pyet nëse do të ketë një pagë për turizmin, ministria tha se: “Turizmi shqiptar patjetër që do pësojë goditje, por do pësojë goditje shumë më pak se të gjithë le të themi rajoni. Ne do hapemi me kujdes, ne kemi atë fat që dikur e kishim pak si disavantazh. Ose atë disavantazh që e kemi pasur dikur sot e kemi fat. 85 % të turistëve i kemi tokësorë. Teorikisht ne me Greqinë e kemi kufirin e hapur. Paketa e tretë është paketa e ringritjes ekonomike. Besoj do jetë gati në fund të qershorit. Është një plan më shumë se 3-vjeçar se godet objektivat deri në 2025-ën”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ahmetaj: BE-ja nuk na ka dhënë asnjë lek për rindërtimin, janë akoma premtim

Publikuar

-

Nga

Ministri i i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka treguar se paratë e premtuara nga BE në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin, nuk i janë dhënë ende Shqipërisë.

Ahmetaj u pyet në emisionin “Opinion” për rindërtimin dhe tregoi se paratë e premtuara pritet të derdhen në buxhetin e shtetit një pjesë në korrik dhe një pjesë në vjeshtë.

“Dua të jem shumë i sinqertë, akoma në buxhet të shtetit nuk ka ardhur asnjë lek. Akoma nuk ka ardhur asnjë lek. Edhe 180 milionëshi që do të vijë nga BE nuk ka ardhur akoma. Mendohet që do të vijë 80 milionë në Korrik dhe 100 milionë në vjeshtë. Deri tani jemi në kuadrin e premtimeve sa i përket Covid-it”, tha ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE